LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet e tepërta dhe pasojat e tyre në organizëm

Ushtrimet e tepërta dhe pasojat e tyre në organizëm

Të ushtrosh do të thotë të nxisësh aktivitetin trupor për të mirën e tij, por çka nëse tejkalohet niveli i ushtrimeve? Çka nëse lloji i ushtrimeve që aplikohen, apo sasia e këtyre ushtrimeve e tejkalon fuqitë dhe kapacitetet e organizmit?

Ass. Arben Boshnjaku
Fizioterapeut
tel. 044 477 337
Ordinanca ‘Fixoterapia’
Rr. Su 1/2, Platoja e Postës Kryesore, Dardani
Prishtinë

Ushtrimet nënkuptojnë nxitjen e trupit për aktivizim të shtuar apo tendosjen e tij me qëllim të trajnimit apo përmirësimit të shëndetit. Ushtrimet janë shumë të dobishme për trupin e njeriut pasi që mund të shërbejnë si për qëllime rekreative, ashtu edhe për qëllime mjekësore.


Ushtrimet rekreative ndihmojnë në përmirësimin dhe ngritjen e gjendjes së përgjithshme psiko-motorike të njeriut, ndërsa ushtrimet mjekësore terapeutike ndihmojnë në parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjes, problemit apo gjendjeve paaftësuese. Aplikimi i ushtrimeve, pavarësisht qëllimit, daton që në kohërat e lashta. Që në lashtësi i hasim format e argëtimeve dhe sporteve të para, ushtrimet me qëllim të trajtimit të lëndimeve sportive te kulturat hindu dhe kineze qysh në vitet 1000 PK, ushtrimet që përdorte babai i mjekësisë Hipokrati, etj.

Fakt me rëndësi është që ushtrimet pa marrë parasysh formën e tyre, qofshin të intensitetit të ulët për një kohë më të gjatë, qofshin të një intensiteti më të lartë për periudhë më të shkurtër kohore, nxisin lirimin e disa kemikaleve specifike në tru (endorfina, adrenalina, serotonina dhe dopamina), të cilat e rrisin ndjenjën e satisfaksionit të përgjithshëm të individit. Kjo njëherazi tregon edhe vullnetin e madh dhe vetëmohimin që japin sportistët gjatë aktivitetit fizik, gjatë lojërave e manifestimeve të ndryshme.

Për të kondicionuar maksimalisht një individ për pjesëmarrje sa më dinjitoze në një aktivitet fizik apo sport specifik, duhet hartuar një program ushtrimesh me qëllim të rritjes së kapacitetit fiziologjik të sistemeve energjetike të rëndësishme për atë aktivitet, gjithmonë duke qenë në përputhje me kapacitete specifike të organizmit të tij.

Pra, të ushtrosh do të thotë të nxisësh aktivitetin trupor për të mirën e tij, por çka nëse tejkalohet niveli i ushtrimeve? Çka nëse lloji i ushtrimeve që aplikohen, apo sasia e këtyre ushtrimeve e tejkalon fuqitë dhe kapacitetet e organizmit?
Trajnimi i tepërt apo mbitrajnimi është i mundshëm dhe shfaqet atëherë kur aktiviteti e tejkalon kapacitetin rikthyes – pushues të organizmit. Stresi në trupin e mbiushtruar është i madh dhe kurrsesi i mirë për afat të gjatë. Në fakt, ka shumë faktorë që ndikojnë në drejtim të mbitrajnimit, sikurse kequshqyeshmëria, mungesa e kohës së pushimit, gjumi i pamjaftueshëm, frekuencat e larta ushtruese, ngarkesat e mëdha, etj.
Shembull konkret të efektit të mbitrajnimit e kemi fillimin e konsumimin e proteinave kontraktile brenda muskujve me qëllim të përfitimit të energjisë, karbohidrateve dhe yndyrave. Kjo ndodh kur sasia e ushqimit të marrë nuk mjafton (qoftë si pasojë e aktivitetit të shtuar e qoftë si pasojë e mungesës që në fillim të ushqimit kualitativ), përderisa organizmi ka nevojë për sasi të mëdha të energjisë. Prandaj, sigurimi me kohë i sasisë së nevojshme të karbohidrateve, proteinave, vitaminave, mineraleve dhe disa përbërësve tjerë të ngjashëm është krucial dhe varet drejtpërdrejtë nga niveli i ushtrimeve.
Ushqimin ideal me të gjithë përbërësit e nevojshëm e siguron vetëm shumëllojshmëria produkteve ushqimore në tryezat tona.

Atletët e sporteve me rezistencë më të lartë shpesh ankohen në dhembje abdominale, barkqitje dhe gazra, e në raste më të rralla ulcera, vështirësi në tretje, etj. Mënyra më e mirë për përmirësimin e këtyre gjendjeve janë ushtrimet e rregullta me një tempo më të ulët se më parë. Në anën tjetër, personat e moshave të shtyra duhet pasur kujdes të shtuar ndaj aktiviteteve fizike dhe ushtrimeve që bëjnë për shkak se teprimi mundet të qojë në shfaqje të gjakderdhjeve në sistemin e tretjes dhe pësimin e frakturave për shkak të eshtrave të dobësuar nga osteoporoza.

Ushtrimet e tepërta dhe jo të zakonshme për organizmin paraqesin rrezik serioz për dëmtim të rëndë të muskujve, i cili më vonë kërkon kohë të gjatë për rikuperim e kthim në normalitet. Këto janë karakteristike te ushtarët e saporekrutuar në ushtri dhe personat që marrim vendime dobësim të menjëhershëm dhe drastik (zakonisht njerëzit me mbipeshë dhe psikologjikisht jostabilë).

Te gratë shtatzëna, ushtrimet e rënda mund të ndikojnë në shfaqje të një arome jo të këndshme të qumështit të gjirit për një periudhe të shkurtër pas ushtrimeve, prandaj rekomandohet që shtatzënat të mos rrisin shumë tempon e ushtrimeve, ose nëse e bëjnë një gjë të tillë, të presin të paktën një orë pas ushtrimeve për të ushqyer të porsalindurit.

Sipas studimeve më të reja ushtrimet me intensitet të ulët tregojnë një efekt mbrojtës apo parandalues ndaj kancerit të kolonit (zorrës së trashë), përderisa ushtrimet aerobike dhe ato me rezistencë progresive e ulin forcën muskulore edhe ashtu të dobësuar te pacientët me kancer që i janë nënshtruar hemoterapisë dhe terapisë së rrezatimit./Telegrafi/


Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori