LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet e forcës jo vetëm se ndërtojnë muskuj, por e luftojnë edhe depresionin

Ushtrimet e forcës jo vetëm se ndërtojnë muskuj, por e luftojnë edhe depresionin

Përveç efekteve në shëndet fizik, ushtrimet fizike sjellin përfitime edhe në shëndetin mendor.

Hulumtuesit për një kohë të gjatë e kanë ditur se ushtrimet aerobike në mënyrë të dukshme i zvogëlojnë simptomat e depresionit pa shkaktuar ndonjë efektet negativ anësor, transmeton Telegrafi.


Por tani, sipas studimeve të reja, hulumtuesit thonë se edhe ushtrimet e rezistencës mund të ndihmojnë në trajtimin e depresionit.

Në fakt, nga analizat e tyre rezulton se ushtrimet e rezistencës e zvogëlojnë depresionin po aq shumë sa ushtrimet aerobike.

Ushtrimet e rezistencës ndryshe njihen edhe si ushtrimet e forcës, ndërkaq përfshijnë ushtrimet e peshëngritjes dhe ushtrimet me peshë të trupit (siç janë pompat).

Pra, deri tani e kemi ditur se ushtrimet e forcës i bëjnë njerëzit më të fortë, ua ndërtojnë muskujt dhe e rrisin qëndrueshmërinë, por tani ka dëshmi të mira se këto ushtrime e zvogëlojnë edhe ankthin e depresionin. /Telegrafi/