Shkencëtarët nga Danimarka e kanë kryer një hulumtim të vogël në të cilin kanë konstatuar se ushtrimet e forcës mund të ndihmojnë në parandalimin e kokëdhimbjes dhe zvogëlimin e intensitetit të tyre.
Muskujt e qafës dhe të shpatullave tek personat të cilët kanë probleme të shpeshta me kokëdhimbje, janë më të dobët për 26%.
“Me qëllim të parandalimit dhe zbutjes së kokëdhimbjes është shumë e rëndësishme të kuptohet parimi mbi të cilin funksionon sistemi muskulor dhe skeletor”, deklaroi udhëheqësi i studimit, prof. Bjarne H. Madsen.
Në studimin, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën Cephalalgia, morën pjesë 60 të rritur të cilët vuanin nga kokëdhimbje të shpeshta dhe 30 që nuk vuanin. Kokëdhimbjet e shpeshta nënkuptojnë kokëdhimbjet që ndodhin 3 deri 4 herë në javë.
Shkencëtarët e testuan dhe matën forcën e muskujve të qafës dhe shpatullave tek çdo pjesëmarrës dhe në fund zbuluan se ata janë madje 26% më të fortë tek personat të cilët nuk vuajnë nga kokëdhimbjet e shpeshta.
Studimet e mëparshme kanë treguar tashmë se ushtrimet e rregullta mund të ndihmojnë në parandalimin dhe zbutjen e intensitetit të kokëdhimbjes, ndërsa me këtë hulumtim kjo edhe konfirmohet.
Shkencëtarët u befasuan nga fakti se muskujt e qafës dhe të shpatullave janë më të dobët tek personat që vuajnë nga kokëdhimbjet e shpeshta.
Lloji më i zakonshëm i kokëdhimbjes është kokëdhimbja e tensionit e karakterizuar nga shtypja e rritur, por jo aq shumë edhe dhimbjet, siç është rasti me migrenën ose kokëdhimbjen cluster, të cilat janë të shoqëruara zakonisht me zënie të sinuseve, ndjeshmëri ndaj dritës dhe madje edhe të përziera dhe të vjella.
Shkencëtarët theksojnë se forcimi i muskujve të qafës dhe shpatullave është veçanërisht i rëndësishëm për personat që e kanë punën që kërkon qëndrim të ulur, dhe këtë do ta arrini më së miri me ushtrimet më të mira të forcës, si pompat dhe ngritja e peshave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre