0Shares

Gjenetika është vetëm edhe një nga faktorët për shkak të të cilëve nuk arrijmë t’i forcojmë dhe t’i skalisim kërdhokullat tona.

Në të vërtetë, disa nga ne janë të lindur me më pak muskuj, por me shumë qeliza yndyrore, transmeton Telegrafi.

Faktori tjetër mund të jetë që nuk ushtrojmë mjaft, posaçërisht bëjmë pak ushtrime të dedikuara kësaj pjese të trupit. Mungesa e aktivitetit fizik mund të rezultojë me rënie të masës së muskujve.

Sa më pak muskuj të kemi, më pak kalori djegim dhe rezultat i kësaj janë kërdhokulla të dobëta.

Për ta penguar këtë problem, kemi përgatitur për ju ushtrimin e thjeshtë për kërdhokulla të forta dhe të skalitura mirë.

Për këtë ushtrim ju nevojitet vetëm një jastëk, të cilin do ta vendosni midis këmbëve derisa jeni duke ushtruar.

Procedura:

1. Shtrijuni në dysheme, lakoni këmbët dhe vendoseni jastëkun midis kërdhokullave. Jastëkun gjatë gjithë ushtrimit mbajeni midis këmbëve.

2. Shtrëngoni fuqishëm jastëkun, tendosni muskujt e barkut dhe në atë pozitë qëndroni 60 sekonda. Pas kalimit të kësaj kohe, përsëriteni shtrëngimin. Ushtrimin bëjeni së paku dhjetë herë, dhe në çdo ushtrim të ri shtoni numrin e tyre.

Në video mund të shihni se si ta bëni këtë ushtrim pa gabuar!

/Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)