eksperti-banner

Autoritetet ushtarake kanë konfirmuar se trupat ukrainase kanë rikthyer kontrollin në një fshat në lindje të Ukrainës.

Sipas shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, trupat tashmë po kontrollojnë Andriivkan, në rajonin e Donetskut, raporton skynews.


Kjo vjen pas një konfuzioni të zëvendësministrit ukrainas të Mbrojtjes, kur fillimisht tha se ne tani po e kontrollojmë Andriivkan dhe më pas shtoi se luftimet po vazhdojnë në fshat.

lcimg 15465314 f619 499e 9566 729a06f29f4a

Andriivka shtrihet në jug të Bakhmutit, ku u zhvillua një nga betejat më të ashpra përgjatë shumë muajve përpara se Rusia të merrte qytetin në muajin maj.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës raportoi gjithashtu "sukses të pjesshëm" pranë një fshati tjetër në jug të Andriivka - Klishchiivka.

Më poshtë është fotografia më e fundit territoriale e Donetskut, të cilën e ka publikuar Instituti amerikan për Studimin e Luftës. /Telegrafi/

Screenshot 3 36