LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ukrainase formon brigadën e re me tanket sllovene M-55S

Ushtria ukrainase formon brigadën e re me tanket sllovene M-55S

Ushtria ukrainase dhe njëherit komandant Valeri Markus ka publikuar fotografitë nga lufta në këtë shtet, ku shihen në prapavijë tanket që Sllovenia ia dhuroi Ukrainës.

Siç raporton portali slloven 24ur, nga mesi i nëntorit, këmbësoria ukrainase ka formuar brigadën 47- të, atë e ka formuar Valeri Markus dhe Ivan Shalamah, transmeton Telegrafi.


“Nga 28 qershor, komanda e ushtrisë ukrainase ka vendosur ta zgjerojë njërin duke i dhënë tanke dhe artileri. Në tetor, është marrë vendimi për zgjerimin e ri – kësaj radhe në këtë brigadë”, shkruan 24ur.

Pjesëtarët e kësaj brigade në masë të madhe janë të pajisur me armë që vijnë nga vendet e NATO-s, e një pjesë e brigadës e përbëjnë tanket M-55S që Sllovenia ia dërgoi Ukrainës.

“Sllovenia në fund të tetorit dërgoi në Ukrainë 28 tanke M-55S, por zyrtarisht nuk është zbuluar se cila brigadë i ka marrë. Sllovenia në shkëmbim të  tyre ka marrë donacion mjete transportuese nga Gjermania”, thuhet ndër tjera.

Ndryshe tanket M-55S janë një azhurnim i tankut T-55, i cili shërbeu si tanku kryesor në beteja në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Tanku është i armatosur me një top 105 mm, mitraloz dhe një mitraloz tjetër të montuar. Përveç armëve, ai është i pajisur edhe me një sistem kontrolli zjarri, një sistem parandalimi zjarri dhe një sistem zbulimi të rrezatimit laserik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kalo në kategori