LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ruse kryen sulm të madh me raketa mbi kryeqytetin ukrainas – aeroplanët e kishin cak Kievin dhe rajonin përreth

Ushtria ruse kryen sulm të madh me raketa mbi kryeqytetin ukrainas – aeroplanët e kishin cak Kievin dhe rajonin përreth

Forcat ruse kanë kryer një sulm tjetër të madh me raketa në kryeqytetin ukrainas, duke shkrepur në drejtim të Kievit raketat Kinzhal nga më shumë se 10 aeroplanë bombardues – që kishin për objektiv Kievin dhe rajonin e Kievit.

Në kryeqytet, gazetarët e Kyiv Post ishin zgjuar nga sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore.  Në lagje të ndryshme të qytetit, ata numëruan dhjetëra shpërthime të fuqishme derisa raketat po godisnin objektet e ndryshme.

“Shpërthime tejet të fuqishme na kanë zgjuar”, tha Julia Struckc, korrespondente e Kyiv Post, transmeton Telegrafi.


“Kiev – qëndro në strehimore. Shumë raketa po vijnë në drejtimin tuaj”, u tha në Telegram nga Forcat Ajrore.

Sipas raporteve preliminare nga kryetari i kësaj komune Vitali Klitschko, fragmente të raketave të rrëzuara kanë rënë në disa lagje, përfshirë atë mbi një ndërtesë kolektive banimi.

Nga ky sulm sipas të parit të Kievit janë lënduar dhjetë persona, ku dy prej tyre kanë kërkuar ndihmë urgjente në spital. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Amerika
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Baza ushtarake amerikane në Sicili të Italisë në 'bllokim', personeli udhëzohet të 'strehohet'

Baza ushtarake amerikane në Sicili të Italisë në 'bllokim', personeli udhëzohet të 'strehohet'

Evropa
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori