LAJMI I FUNDIT:

Ushtria e RMV-së ndihmoi në nxjerrjen e një fëmije 5-vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Ushtria e RMV-së ndihmoi në nxjerrjen e një fëmije 5-vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut njofton se ekipi i ushtrisë të dërguar për ndihmë në Turqi kanë arritur të shpëtojnë një fëmijë pesëvjeçar.

Ekipi i ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, i cili është angazhuar në kërkimin në terren, gjetjen dhe nxjerrjen e të mbijetuarve të mundshëm në qytetin e Kahramanmarashit pasdite, asistoi në një operacion të suksesshëm për të shpëtuar nga rrënojat jetën e një të riu, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ekipi ynë i ushtrisë pasi mësoi se nën rrënoja dëgjoheshin zëra, pas 6 orësh pastrimi të rrënojave, dëgjuan zërin e një fëmije, pas së cilës, së bashku me ekipin turk të kërkimit dhe pas katër orësh angazhim maksimal, kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat Sulejmanin pesëvjeçar”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori