LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane vret liderin e talebanëve në Afganistan

Ushtria amerikane vret liderin e talebanëve në Afganistan

Mullah Nangyalay është vrarë, por autoritetet lokale në Afganistan thane se nga ky sulm amerikan me dron janë vrarë më shumë se 60 civilë.

Më shumë se 60 civilë u vranë ose u plagosën në një sulm me avionë amerikanë, duke synuar një komandant të lartë të grupit talebanëve në provincën perëndimore të Afganistanit të Herat, thanë zyrtarët lokalë, transmeton Telegrafi.

Komandanti i talebanëve, i quajtur Mulla Nangyalay, u vra në rrethin Shindand afër kufirit me Iranin, tha të enjten zëdhënësi i guvernatorit provincial Herat, Jailani Farhad.

“Sipas njerëzve, mbi 60 civilë u vranë dhe u plagosën në operacion”, i tha Toryalai Tahiri, nënkryetari i këshillit provincial Herat, për median lokale afgane TOLO News.

Duke cituar Wakil Ahmad Karkhi, një anëtar i këshillit provincial Herat,  TOLO News  raportoi se “civilë janë vrarë dhe plagosur së bashku me luftëtarët e Mullah Nangyalai” në një sulm amerikan të mërkurën.

Qeveria afgane tha se filloi një hetim për raportet e viktimave civile. /Telegrafi/