LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane teston dylbinë e re elektrike të pushkës, nuk i lejon ushtarët të shkrepin plumba nëse objektivi nuk është në shënjestër

Ushtria amerikane teston dylbinë e re elektrike të pushkës, nuk i lejon ushtarët të shkrepin plumba nëse objektivi nuk është në shënjestër

Ushtarët amerikanë që kanë “zbarkuar” në Siri po testojnë dylbinë e re elektronike të pushkës automatike, e cila nuk do t’i lejoj të shtien derisa sistemi elektronik detekton dhe sigurohet që plumbi do të godet objektivin.

Bëhet fjalë për dylbinë SMASH 200 që kalkulon trajektoren e plumbit kur shkrepet mbi një objektiv të caktuar, duke u mundësuar ushtarët që fillimisht “të shënjojnë” objektivin, dhe më pas të prekin një buton në afërsi të këmbëzës së pushkës, transmeton Telegrafi.


Kur ushtari është i gatshëm të gjuaj, sistemi determinon nëse shenja e tyre është në objektiv dhe nëse një gjë e tillë nuk është në rregull sipas përllogaritjeve, nuk do të shkrep pushka edhe nëse këmbëza tërhiqet nga ushtari.

Në poligonin testues të ushtrisë amerikane al-Tanf në Siri në afërsi të vijës kufitare me Jordaninë dhe Irakun, ushtarët përdorën dylbinë SMASH 2000 për të vënë në shënjestër dronët e vegjël që lëviznin në qiell.

Kjo lloj dylbie është përdorë më parë në terren nga forcat mbrojtëse të Izraelit, por sipas prodhuesit Smart Shooter Ltd, kjo shënon përdorimin e parë në Siri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Azia
Kalo në kategori