LAJMI I FUNDIT:

Ushtarja e Maqedonisë thotë se i’a kanë vjedhur llogarinë e Facebook dhe mesazhet për Zelandën e Re nuk janë të sajat

Ushtarja e Maqedonisë thotë se i’a kanë vjedhur llogarinë e Facebook dhe mesazhet për Zelandën e Re nuk janë të sajat

Ushtarja e Maqedonisë, Tatiana Lazarovska e cila në profilin e saj në Facebook kishte shkruar se duhet t’i jepet Çmimi Nobel sulmuesit terrorist në Zelandën e Re, sot ka deklaruar se shkrimi nuk ka qenë i saj dhe se ia kanë vjedhur llogarinë në Facebook, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se dikush më ka vjedhur profilin tim të Facebook ose e bërë një paralel sikur të ishte e imja dhe shkroi mesazhin e gabuar “t’i jepet Çmimin Nobel për guxim sulmuesit në Zelandën e Re.


“Më herët kam pasur një situatë në punë dhe duke folur me komandantët u tregova se më fshihen dhe se më shpërndahen gjërat personale nga Facebook, por nuk iu kam kushtuar vëmendje unë nuk kam ndonjë informacion që përcjell atje. Por as që kam menduar se do të mund të vinte deri këtu. Si anëtare e URM-së, situata ime është e vështirë dhe e turpshme. Si një e krishtere ortodokse vlerësoi se nuk është e drejtë, pjesëtarët e fesë ortodokse e dinë se besimtarët nuk thërrasin në vrasje dhe dhunë ndaj çfarëdo feje apo kombi”, tha Lazarovksa.

Ajo nuk e vuri re statusin e Facebook, por i erdhi habi kur filloi të merrte mesazhe me përmbajtje kërcënuese. Këtë pastaj ajo e ka kuptuar nga shoqet dhe miqtë e saj se çka është publikuar në internet.

“Profilin tim të vërtet në Facebook e kam fshirë për shkak se kamë marrë një numër të madh kërcënimesh se do të më vrasin. Nuk kam frikë për jetën time se jam besimtare dhe besoj se do të jetë ashtu dëshiron Zoti. Si ushtare profesionaliste jam e shqetësuar për imazhin dhe reputacioni tim që është rrezikuar. Në vitin 2003 shumë burra që është dashur të shkojnë në ushtrinë e rregullt nuk kanë shkuar, ndërsa unë u paraqita si mbrojtëse e vendit tim. Dhe për këtë është e rëndësishme që të dihet se unë punoj në mënyrë profesionale dhe se thirrja ime është shumë e rëndësishme”, tha Lazarovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori