LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët e Zvicrës me Skënderbeun dhe flamurin shqiptar në uniformë (Foto)

Ushtarët e Zvicrës me Skënderbeun dhe flamurin shqiptar në uniformë (Foto)

Në vend të shenjës që i identifikon si ushtarë të një njësie të caktuar të Armatës së Zvicrës, at kanë vendosur shenjën (badge/bexhin) me portretin e Skënderbeut dhe me flamurin kombëtar shqiptar.

Aty shkruan po ashtu edhe “Zug Shipi”. Me këtë pamje kanë postuar fotografitë e tyre në rrjetet sociale disa ushtarë të Zvicrës me prejardhje shqiptare, në Airolo, Kantoni Ticino.

Mediat zvicerane (20 minuten, blick.etj) e kanë publikuar këtë pamje dhe janë marrë me rastin, duke konsultuar një zëdhënës të Ushtrisë së Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Ai ka pohuar se raste të tilla kur në vend të shenjës zyrtare ushtarët vendosin diçka personale janë të njohura dhe ndodhin shpesh. Por ai ka thënë se një ndryshim i tillë i uniformës nuk është i lejuar.

“Në uniformat ushtarake të Zvicrës ushtarët guxojnë të vendosin ekskluzivisht vetëm shenjat zyrtare të njësisë ku veprojnë”, ka thënë zëdhënësi Daniel Reist, përcjell albinfo.ch

Megjithatë, ai ka thënë se bëhet fjalë për një shkelje të lehtë dhe se ata që e kanë bërë do të marrin ndonjë dënim disiplinor.

Pak muaj më parë mediat zvicerane kishin marë në fokus disa ushtarë dhe ushtare me prejardhje shqiptare që ksihin bërë shenjën e shqiponjës me duar

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori