Edhe një teshtimë e vogël mund të të hedhë në kaos, sidomos kur është sezoni i ftohjeve dhe gripeve.

Por a keni menduar ndonjëherë se disa ushqime që mund t’i keni në kuzhinë sjellin përfitime të shumta për shëndetin.


Disa ushqime, sipas ekspertëve mund t’i japin një shtysë sistemit tënd imunitar.

“Ushqimi nuk është vetëm për kaloritë”, thotë Michele D. Rager, ekspert në Berry Street.

“Ne mund të bëjmë zgjedhje që ulin rrezikun për sëmundje dhe na ndihmojnë të ndihemi më mirë më shpejt. Ndërkohë që ushqimi nuk zëvendëson mjekimin, ai mund të jetë një mjet i fuqishëm për të mbështetur trupin kur është nën stres, si gjatë një ftohjeje”.

Ekspertët e ushqyerjes zbulojnë se një ushqim i veçantë mund të ndihmojë të shkurtosh kohën e qëndrimit me ftohje, falë shumë vetive që luftojnë viruset.

Ata ndanë me ne se cili është ky ushqim, pse është kaq i dobishëm dhe si e përfshijnë ata në dietat e tyre.

Ushqimi që mund të shkurtojë ftohjen

“Frutat e agrumeve mbështesin sistemin imunitar në shumë mënyra”, thotë Michelle Routhenstein, dietologe në EntirelyNourished.com.

Agrumet si grejpfruti, limoni dhe portokalli përmbajnë vitaminë C, flavonoide dhe ujë — një ekip i fuqishëm që ndihmon të shkurtosh ftohjen dhe të rikthehesh në formë më shpejt.

Agrumet janë të pasura me vitaminë C

Ndoshta përfitimi më i njohur i agrumeve është prania e vitaminës C, një antioksidant që tretet në ujë.

“Vitamina C… ndihmon në funksionin e qelizave të bardha të gjakut”, shpjegon Dr. Chris Mohr, këshilltar për fitnesin. “Kjo ndihmon trupin të luftojë infeksionet më me efikasitet”.

Rager shton se vitamina C ndihmon gjithashtu në uljen e stresit oksidativ dhe në ruajtjen e lëkurës dhe membranave mukozale në gjendje të mirë.