LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi “fast-food “vrasës i heshtur” i shëndetit

Ushqimi “fast-food “vrasës i heshtur” i shëndetit

Ushqimet fast-food, janë ato të cilat ne i konsumojmë shpesh.

Jeta dinamike ka bërë që të hamë ushqime ë cilat janë të lehta dhe të shpejta në përgatitje.


Picat, tostët, hamburgerët, sandwichët, dynerat, hot dog-ët janë ushqime të cilat i kemi në meny pothuajse çdo ditë.

Edhe pse konsumatorët janë të ndërgjegjshëm që ai është i dëmshëm për organizmin, përsëri duket se nuk i rezistojnë dot një doneri me salcë të kuqe dhe mustard.

Mjafton të kesh dëshirë për të konsumuar një sanduiç, doner apo picë dhe shërbimi taksi ta siguron atë kudo që të jesh, brenda pak minutave. Moshat e reja janë konsumatorët më të rregullt të kësaj menyje.

Qytetarët theksojnë se i dinë pasojat e përdorimit të këtij ushqimi, por shpesh detyrohen nga rrethanat, që të përfundojnë duke ngrënë në Fast Food-e.

“Ushqim i shpejtë, një vrasës i heshtur”, ky është mendimi i mjekëve.

“Ka një ndikim shumë negativ në shëndetin e fëmijëve, të cilët nuk hanë mëngjes në shtëpi, por shkojnë dhe hanë në fast food-et pranë shkollave. Këto ushqime nuk kanë lëndët ushqyese të domosdoshme për trupin e fëmijës. Madje ato konsiderohen si vrasës të heshtur”, shprehet mjeku Ramazan Buçi.

Sipas mjekut, ushqim i shpejtë përkthehet në obezitet të shpejtë, çka do të thotë se konsumatori është i ekspozuar ndaj sëmundjeve të rrezikshme. “Obeziteti favorizon aksidentet vaskulare të trurit dhe zemrës dhe njëkohësisht të veshkave”, tregon mjeku, tch, përcjell Telegrafi

Pse nuk duhet konsumuar?

Një studim i Universitetit të Suonsit në Uells ka treguar se konsumi i shumë ushqimeve të “fast food”-it rrit rrezikun e prekjes nga kanceri te njeriu, pasi këto ushqime dëmtojnë qelizat e gjakut.

Gjithashtu, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm antioksidantë, të cilët gjenden në fruta e perime, prodhojnë rruaza të kuqe gjaku të dëmtuara.

Këto rruaza mbajnë oksigjen dhe e çojnë nga mushkëritë në indet e organizmit, duke hequr mbetjet e dioksidit të karbonit. Pra, janë një pjesë thelbësore e mirëqenies së njeriut.

Studiuesit uellsianë thonë se mënyra e jetesës në përgjithësi dhe dieta në veçanti është e lidhur ngushtë me shëndetin e qelizave. Sipas tyre, nëse ushqehemi keq, gjithçka do të reflektohet shumë shpejt në gjendjen e rruazave të gjakut.

Një person i shëndetshëm nuk duhet të ketë më shumë se 3-5 rruaza gjaku të dëmtuara për një milion.

Personat që nuk hanë fruta e perime kanë 10 rruaza gjaku të dëmtuara, kështu që rreziku është trefish më i madh.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori