LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet të cilat macet assesi nuk duhet t’i konsumojnë

Ushqimet të cilat macet assesi nuk duhet t’i konsumojnë

Macet nuk mund t’i shijojnë gjërat e ëmbla. Gjithashtu, disa ushqime jo vetëm se nuk kanë shije për to, por edhe janë shumë të rrezikshme për shëndetin e maces.

Pra, ka disa ushqime të cilat janë shumë të rrezikshme për macet dhe duhet të kemi kujdes, transmeton Telegrafi.


Qumështi dhe produktet e bulmetit

Shumica e maceve të rritura nuk kanë tolerancë ndaj laktozës.

Megjithëse mund t’ju pëlqejë shija e qumështit dhe produkteve të bulmetit, asnjëherë nuk duhet t’ua shërbeni ato produkte sepse janë shumë të dëmshme për lukthin e tyre.

Konsumimi i produkteve të tilla u shkakton atyre vjellje dhe diarre.

Çokollatë dhe bonbone

Ka dy përbërës që gjenden në çokollatë e që janë të dëmshëm për macet: kafeina dhe teobromina, të cilat mund të absorbohen lehtë nga trupi i njeriut, por jo nga macet sepse mund të jenë toksike dhe t’u shkaktojnë probleme me mëlçi.

Nuk rekomandohet që maces t’i shërbeni as bonbone sepse janë të mbushura me sheqer dhe mund t’i helmojnë.

Mish të papjekur dhe peshk

Mishi i papjekur dhe peshku përmbajnë baktere dhe parazite të cilat janë rezistencë ndaj antibiotikëve dhe që munden të shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Yndyra e tepërt po ashtu mund t’u shkaktojë maceve inflamacion në pankreas.

Përveç këtyre, ekspertët rekomandojnë që maces mos t’i shërbeni as vezë të papjekura, hudhra, qepë, rrush, produkt arrore, domate, kërpudha. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side