LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet që duhet të shmangë një nënë që ka foshnjën në gji

Ushqimet që duhet të shmangë një nënë që ka foshnjën në gji

Kushtojini vëmendje asaj që hani, atë e merr edhe foshnja juaj dhe mund ta shqetësojë atë

Ushqimi i gruas që ka foshnjë në gji është shumë i rëndësishëm, sepse shija e qumështit të saj varet edhe nga ajo që ha.

Foshnjave mund të mos u pëlqejnë disa shije, disa do t’u shkaktojnë ngërçe dhe fryrje, ndaj është e rëndësishme të kihet parasysh se çfarë ha nëna, transmeton Telegrafi.

Gjëja më e rëndësishme është të ndiqni reagimet e saj dhe sa e kënaqur është.

Ajo që duhet të keni parasysh janë erëzat dhe pijet e forta që mund të ndryshojnë shijen e qumështit. Këtë do ta vini re nga fakti që foshnja nuk thith si më parë, ose është e shqetësuar pas thithjes.

Ka edhe ushqime që supozohet se shkaktojnë gazra dhe këto janë: lulelakra, lakra, bizelet, fasulja.

Megjithatë, sipas një hulumtimi të vitit 2017 nuk i transferon komponentët që ndikojnë në shfaqjen e gazrave në qumështin e gjirit.

Nëse jeni adhurues i ushqimeve nga qumështi i lopës, duhet patjetër t’i kushtoni vëmendje kësaj.

Disa fëmijë nuk e pëlqejnë qumështin e lopës dhe mund të kenë alergji, ndaj kontrolloni gjithmonë nëse ka ndonjë ndryshim te fëmija nëse ju konsumoni qumësht.

Për sa i përket peshkut, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe kësaj. Zgjidhni atë që përmban më pak merkur, sepse mund të kalojë tek fëmija përmes qumështit. Peshqit më të sigurt janë salmoni, sardelet, merluci, trofta, açugeja dhe merluci.

Gjithashtu, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje sjelljes së foshnjës gjatë gjithë kohës, sepse ajo që disa foshnjave nuk do ta pengojë dhe do ta tretet lehtësisht përmes qumështit të gjirit, mund të shkaktojë probleme për të tjerët. /Telegrafi/