LAJMI I FUNDIT:

URM paralajmëron sanksione ndaj Tatjana Lazarovskës

URM paralajmëron sanksione ndaj Tatjana Lazarovskës

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut paralajmëron sanksione ndaj ushtares profesionale Tatjana Lazarovskës, për shkak të shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale. Lazarovska u dënua nga publiku dhe mediat pasi që nga profili i saj në Facebook ajo komentoi në lidhje me terroristin nga Zelanda e Re, përgjegjës për masakrën në dy xhamitë ku ngelën të vrarë 50 persona, ku shkruan se ai e meriton Çmimin Nobel.

Për komentin e saj të frikshëm kanë shënuar sot edhe mediat rajonale.


Nga URM konfirmojnë se Lazaovska është e punësuar si ushtare profesionale. Nga atje e dënojnë komentin e saj dhe thonë se do të ngritet procedurë disiplinore.

“Në lidhje me pyetjen tuaj nëse në radhët e Ushtrisë ka një person me një emër të caktuar dhe mbiemër që media të caktuara lidhen me statusin e publikuar të një profil personal në rrjetin social “Facebook”, Ju njoftojmë se pas inspektimit u konstatua se në përbërjen e njësive të shtabit të përgjithshëm ka një ushtar profesionist me këto të dhëna personale. Sipas njohurive tona, sipas rregullave ligjore dhe kompetencave, është ngitur procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë dhe kanë filluar masat disiplinore përkatëse. Shtabi i Përgjithshëm dënon fuqishëm çdo formë shprehjeje të çfarëdo lloji të jotolerancës, sjelljes diskriminuese ose mbështetjes së cilitdo prej tyre. Nga Shtabi i Përgjithshëm është udhëzuar për komandat vartëse dhe njësive që gjithmonë të marrë masat e duhura për të parandaluar dhe sanksionuar në mënyrë të rreptë në kuadër të kornizave ligjore të çfarëdo forme të sjelljes së papërshtatshme dhe prishjen e imazhit të ushtrisë sonë nga anëtarët e saj”, thonë nga URM për “Liberats”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori