Legjenda braziliane, Ronaldo, e ka uruar bashkëkombësin e tij, Neymar, që e ka kaluar në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Brazilit.

Me het-trikun e shënuar në fitoren prej 4-2 ndaj Perusë, sulmuesi 28-vjeçar është ngritur më lartë në listë se ‘Fenomeni’.


Me 64 gola të shënuar për Selecao, Neymar është pozicionuar mbi Ronaldon (62) dhe ndodhet vetëm prapa Peles (77).

‘Fenomeni’, i cili i ka fituar dy Kupa të Botës gjatë karrierës së tij me Brazilin, e ka lëvduar yllin e Paris Saint-Germainit përmes rrjeteve sociale.

“Shumë respekt për ty Neymar. Ai angazhohet shumë, asiston, luan, driblon dhe shkatërron. Qielli është kufiri. Fluturo, djalosh!”.

“Çfarë historie të bukur po shkruan. Një lojtar i kompletuar dhe jashtëzakonisht i pjekur...”.

“Tash më thuaj: nga erdhëm, nga po vijmë... kush mund të na thotë se diçka është e pamundur? Vazhdo t’u besosh instinkteve, sepse talenti është i yti dhe askush nuk mund të ta marrë”.

“Ke edhe shumë rekorde për të kaluar dhe gjurmë për të lënë. Krenar të shoh një brazilian në maje!”, ka shkruar 44-vjeçari në Instagram. /Telegrafi/

neymar 1 (Foto: Twitter/Goal)

telegrafi sport app