Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, kremton sot (e diel) ditëlindjen e 26-të.

Urimet kanë qenë të shumta nga miqtë e familjarët, ndërsa një special nuk ka munguar as nga partneri i saj, modeli Anwar Hadid.


Ky i fundit ka ndarë një postim të këngëtares në InstaStory, përmes të cilit shpreh dashurinë e madhe që ka ndaj saj.

Dua Anwar Anwar Hadid (Foto: Instagram)

“Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia, të dua përgjithmonë”, kanë qenë fjalët e 22 vjeçarit.

Anëar përndryshe është katër vite më i ri se artistja shqiptare.

DuaAnwar Anwar dhe Dua Lipa (Foto: Instagram)

Çifti janë së bashku që nga vera e vitit 2019, madje atë vit në gusht modeli amerikan ka qenë i pranishëm në Prishtinë në “Sunny Hill” – festivalin e organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.

Që nga atëherë dyshja janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri. /Telegrafi/

anwar5 Anwar dhe Dua Lipa (Foto: Splash News)