Festa e Kurban Bajramit po festohet sot (e diel) nga myslimanët në mbarë botën.

Me shpresën për paqe dhe harmoni, të gjithë kanë gjetur kohën e duhur për t'i uruar njëri-tjetrit më të mirat në këtë festë madhështore.


Urimet bëhen edhe më të bukura kur përfshihen fytyrat e famshme publike, të cilët ua shprehin fansave me gjithë zemër urimet për këto festa.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë prej personazheve në vend, ku kanë ndarë fotografi në rrjetet sociale me urime të përzemërta për ata që i ndjekin.

Reperi ferizajas, Mozzik, zgjodhi një imazh me shoqërinë të urojë festën e Bajramit, ndërsa këngëtari Enis Bytyqi uron me një foto pranë bashkëshortes, Rinës.

Gjithashtu, kjo festë është uruar edhe nga këngëtarët Dhurata Dora, Dafina Zeqiri, Majk, Capital T, Morena Taraku dhe Arian Agushi, i cili pozoi përkrah nënës së tij.

Në vazhdim, mund të ndiqni disa prej postimeve të yjeve shqiptarë për festën e Kurban Bajramit. /Telegrafi/ 

67776453 451486512361513 4761339236118953984 n

67935604 2266952473620208 4331671609770246144 n

67897285 905791046468225 5467171322570211328 n

68344681 876182836082971 1727966511135457280 n

67974062 2230791743685066 2369151634610585600 n