Urdhri i Trumpit, TikTokut i jepet 75 ditë të tjera për të respektuar ligjin

Presidenti Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i jep TikTok një zgjatje 75-ditore, për të respektuar një ligj që kërkon shitjen ose ndalimin e platformës.
Ai thotë se gjatë kësaj kohe, SHBA nuk do të zbatojë ligjin e miratuar nga Kongresi vitin e kaluar dhe të nënshkruar nga ish-presidenti Joe Biden.
Urdhri ishte në mesin e një sërë direktivash që Trump nënshkroi të hënën në mbrëmje, transmeton Telegrafi.
Duke folur për gazetarët në Zyrën Ovale, ai tha: “Unë ju them çfarë. Çdo person i pasur më ka telefonuar për TikTok”.
Kur u pyet nga një gazetar se pse ai ka ndryshuar mendje që kur u përpoq të ndalonte TikTok në 2020, Trump u përgjigj: “Sepse duhet ta përdor”.
Ai paraqiti mundësinë e një sipërmarrjeje të përbashkët, duke thënë se po kërkonte një partneritet 50-50 midis “Shteteve të Bashkuara” dhe pronarit të saj kinez ByteDance.
Por ai nuk dha detaje të mëtejshme se si mund të funksionojë kjo.
Trump tha gjithashtu se tarifat e reja të mundshme tregtare ndaj Kinës. mund të jenë të kushtëzuara nga një marrëveshje mbi pronësinë e platformës.
Nëse Pekini refuzon një marrëveshje “do të ishte disi një akt armiqësor”, tha ai.
Të shtunën në mbrëmje, aplikacioni në pronësi kineze pushoi së funksionuari për përdoruesit amerikanë, pasi një ligj që e ndalonte atë për arsye të sigurisë kombëtare hyri në fuqi.
Ai rifilloi shërbimet për 170 milionë përdoruesit e tij në SHBA, pasi Trump tha se do të lëshonte një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë një afat aplikacionit kur të merrte detyrën.
Por të hënën nuk ishte ende i disponueshëm për t’u shkarkuar nga dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google.
Administrata Biden kishte argumentuar se TikTok mund të përdoret nga Kina si një mjet për spiunazh dhe manipulim politik.
Kundërshtarët e një ndalimi kanë përmendur lirinë e fjalës, si një arsye për mbajtjen e hapur të platformës.
Kompania mëmë e TikTok, ByteDance, më parë ka injoruar një ligj që i kërkonte të shesë operacionet e saj në SHBA për të shmangur një ndalim.
Ligji u mbështet nga Gjykata e Lartë të premten dhe hyri në fuqi të dielën, por Shtëpia e Bardhë tha se Biden do t’ia linte zbatimin e ligjit administratës së ardhshme duke pasur parasysh kohën.
Trump kishte mbështetur ndalimin e platformës gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.
Urdhri ekzekutiv i sapo nënshkruar, e vendos atë në kundërshtim me shumë anëtarë të Kongresit nga partia e tij.
Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew mori pjesë në inaugurimin e Trump të hënën së bashku me bosët e tjerë të mëdhenj të teknologjisë, duke përfshirë Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos.
Më herët të hënën, ylli i YouTube, Mr Beast postoi një video të tij në TikTok, me sa duket nga një aeroplan privat në rrugën e tij për të bërë një ofertë zyrtare për të blerë platformën.
Postimi nuk jepte detaje të tjera për ofertën, vetëm se do të ishte “çmenduri”.
Kompani të tjera, miliarderë dhe të famshëm kanë shprehur interes për të blerë TikTok, duke përfshirë pronarin e X Musk dhe një investitor nga emisioni televiziv Shark Tank, Kevin O’Leary. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri