LAJMI I FUNDIT:

Urdhri presidencial, gjenerali: Nuk është ilegal

Urdhri presidencial, gjenerali: Nuk është ilegal

Shefi i armëve bërthamore të Arsenalit amerikan tha se do t’i rezistonte çdo urdhri të jashtëligjshëm presidencial, për të lëshuar një raketë.

Gjenerali i forcave ajrore John Hyten, tha se në rolin e tij si kreu i Komandës Strategjike Amerikane, do t’i jepte këshilla presidentit dhe do të priste që të gjendej një alternativë ligjore. Komentet e tij bëhen pak ditë pasi senatorët amerikanë diskutuan autoritetin e presidentit, për të lëshuar një sulm bërthamor.


Disa prej tyre shprehën shqetësimin se presidenti Donald Trump mund të urdhërojë në mënyrë të papërgjegjshme një sulm të tillë. Por senatorë të tjerë mendojnë se presidenti duhet të ketë autoritetin për të vepruar, pa u penguar nga avokatët. Seanca për autoritetin bërthamor të presidentit ishte e para në në shumë se 40 vjet në SHBA dhe nëse emri i kreut të Shtëpisë së Bardhë, nuk do të ishte Donald Trump, mbase nuk do të ishte zhvilluar.

Sidoqoftë, në një ndërhyrje mbase për të qetësuar gjakrat, gjenerali Hyten tha gjatë një forumi sigurie se ai dhe vartësit e tij e mendojnë shpesh mundësinë e një sulmi bërthamor, pasi janë përgjegjës pikërisht për këtë arsenal.

Gjenerali tha se në një rast të tillë, ai këshillon presidentin dhe presidenti jep urdhrin, transmeton tch. Nëse urdhri është i jashtëligjshëm, shtoi Hyten, i them presidenti se është i tillë dhe s’mund të zbatohet e më pas gjejmë mundësi të tjera. Nuk është aspak e ndërlikuar, përfundoi gjenerali amerikan.

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori