LAJMI I FUNDIT:

​Urdhri operativ “Goditja”, për pesë ditë 72 të arrestuar dhe 34 armë të konfiskuara

​Urdhri operativ “Goditja”, për pesë ditë 72 të arrestuar dhe 34 armë të konfiskuara

Policia e Kosovës ka arrestuar 72 persona dhe ka konfiskuar 34 armë brenda pesë ditësh, në kuadër të zbatimit të urdhrit operativ “Goditja”.

Ky urdhër po zbatohet në tërë vendin dhe ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.


Policia ka njoftuar se ka shtuar aktivitetet në drejtim të goditjes së personave apo grupeve që me veprimet e tyre mund të bien ndesh me ligjin.

Sipas njoftimit të policisë, nga data 8 deri më 12 gusht janë realizuar 2 mijë e 154 pika kontrolli për automjete, 730 prej tyre me radarë dhe alkool-test.

Gjithashtu janë kontrolluar 12 mijë e 38 vetura dhe 229 lokale.

Ndërsa nga 72 personat e arrestuar, prej tyre 24 janë me urdhër-arrest nga gjykatat./kp/