LAJMI I FUNDIT:

Uragani Ian në Florida, një burri ia shkatërron dy veturat e shtrenjta – McLaren P1 dhe Rolls-Royce Phantom

Uragani Ian në Florida, një burri ia shkatërron dy veturat e shtrenjta – McLaren P1 dhe Rolls-Royce Phantom

Uragani Ian ka shkaktuar dëme të mëdha në Florda, kurse një pronari i shkatërroi dy vetura të shtrenjta.

Fjala është për amerikanin e njohur si Ernie, i cili vetëm ka mundur të shikojë se si uji po mbulonte garazhin ku ishin të parkuara veturat e tij, transmeton Telegrafi.


Ai është pronar i një prej 375 njësive të McLaren P1, kurse vetura e tij përfundoi e mbuluar me ujë.

Por kjo nuk është e tëra, të njëjtin fati e pati edhe Roll-Royce Phantom që është në pronësi të këtij amerikani.

Ernie ka filmuar skenën kaotike në garazh, e më pas e fotografi mjetini motorit që uji e nxori në rrugë.

Kur u tërhoq niveli i ujit, mbetën skenat apokaliptike që ngjajnë shumë me skenat e filmave fanta-shkencë të Hollywoodit. /Telegrafi/