LAJMI I FUNDIT:

Ura në Vizbeg rrezik për jetën e qytetarëve, Qyteti i Shkupit nuk përgjigjet nëse do të marr masa

Ura në Vizbeg rrezik për jetën e qytetarëve, Qyteti i Shkupit nuk përgjigjet nëse do të marr masa

Ura në hyrje të lagjes Vizbeg mbi rrugën që shpie drejt Kosovës është një nga 14 urat në vend që përbëjnë rrezik për qytetarët që të njëjtat i shfrytëzojnë për qarkullim me automjetet e tyre.

“ Kjo urë e cila shpie në Vizbeg paraqet rrezik potencial për ata të cilët kalojnë në urë dhe poshtë saj. Duke qenë se armatura e kësaj ure është ekspozuar ndaj elementëve natyrorë e njëjta është dëmtuar goxha dhe për këtë alarmoi edhe gjatë javës së kaluar drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov”, raporton Evi Shkopi- gazetare.


Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza alarmoi se në rast se ndonjë nga pllakat e betonit të urës bie mbi ndonjë veturë mund të sjellë deri në viktima.

“Nga kryetari i Komunës së Butelit jemi informuar se ata dhe na kanë drejtuar tek Qyteti i Shkupit, njëkohësisht kanë kërkuar nga MPB-ja që ura të ndalohet për automjetet e rënda. Kjo urë është në gjendje shumë të keqe. Këto pllaka betoni që mund t’i shikoni janë pjesë e vet urës. Nëse nga dridhjet një plakë e tillë betoni bie mbi ndonjë veturë në lëvizje poshtë urës mund të vrasë njeri”, deklaroi Stojançe Angelov- drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Qytetarët thonë se automjetet e rënda po e dëmtojnë akoma më shumë këtë urë dhe shtojnë se nuk ndihen të sigurt sa herë kalojnë andej. Përveç urës së dëmtuar edhe gropat para kyçjes tek e njëjta janë të shumta.

“E sa kohë ka që e dimë se nuk është e sigurt, por nuk është e sigurt. 01:28 Nuk do të duhej të jetë në funksion. Kamionët e mëdhenj që kalojnë këndej do ta shkatërrojnë plotësisht. 01:37 Sigurisht që nuk ndihemi të sigurt.”

A e dini se kjo urë është e rrezikshme për kalim?
-Jo.
– A ju ka informuar dikush se nuk duhet të kaloni?
-Jo.
– Sa herë në ditë e bëni këtë rrugë?
-“Pothuajse çdo ditë.”

“Po ka kohë që është në këtë gjendje. Çdo ditë kaloj nga 5 deri në 10 herë. Nuk është e sigurt.”

Para më shumë se një viti ura ishte në gjendje edhe më të keqe, megjithatë Qyteti i Shkupit ndërhyri duke zvogëluar rrezikun deri në një përqindje të caktuar. Dërguam pyetje deri tek Qyteti i Shkupit për të kuptuar nëse planifikojnë të ndërmarrin ndonjë hap për të shmangur këtë rrezik, por deri tani nuk u përgjigjen. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori