LAJMI I FUNDIT:

Ura me kthesë interesante – revolucioni i ri në inxhinieri apo thjesht rruga drejt ferrit?

Ura me kthesë interesante – revolucioni i ri në inxhinieri apo thjesht rruga drejt ferrit?

Në qytetin Bhopal të shtetit të Madhja Pradesh në Indi, një projekt i ri i ndërtimit të një ure mbi hekurudhë është bërë objekt kritikash pas zbulimit të një kthesë të mprehtë 90-gradëshe në dizajnin e saj.

Ky projekt, i cili ka kushtuar rreth 200 milionë rupi (afërsisht 2.3 milionë dollarë), kishte për qëllim të lehtësonte trafikun në zonën e Ashbagh dhe të përmirësonte lidhjet mes disa lagjeve dhe stacionit të trenit në New Bhopal. Megjithatë, kthesa e mprehtë ka ngjallur shqetësime për sigurinë e shoferëve dhe ka shkaktuar tallje në rrjetet sociale.

Në përgjigje të këtij incidenti, kryeministri i Madhja Pradesh, Mohan Yadav, ka urdhëruar një hetim të plotë mbi projektin.


Si rezultat, shtatë inxhinierë të Departamentit të Punëve Publike (PWD), përfshirë dy inxhinierë kryesorë, janë pezulluar menjëherë. Gjithashtu, një hetim është hapur ndaj një inxhinieri të pensionuar. Për më tepër, kompania ndërtuese dhe konsulenti i dizajnit janë vendosur në listën e zezë për shkak të mangësive të dizajnit.

Dizajni i diskutueshëm i urës u mbrojt fillimisht nga inxhinierët, të cilët argumentuan se kthesa e mprehtë ishte e nevojshme për shkak të hapësirës së kufizuar pranë një stacioni metroje. Ata sugjeruan kufizimin e qarkullimit të automjeteve të rënda dhe vendosjen e kufijve të shpejtësisë për të parandaluar aksidentet. Megjithatë, pas kritikave të publikut dhe shqetësimeve të ngritura, autoritetet vendosën të rishikojnë projektin.

Një komision është formuar për të shqyrtuar dhe implementuar përmirësime në dizajnin e urës. Kryeministri Yadav ka theksuar se ura do të hapet për përdorim vetëm pasi të realizohen këto përmirësime. Ky incident ka nxjerrë në pah mangësitë në planifikimin dhe ekzekutimin e projekteve infrastrukturore në Indi, duke theksuar nevojën për kujdes më të madh në fazat e projektimit dhe mbikëqyrjes. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Polici hero shpëton shoferin që po pësonte atak kardiak

Polici hero shpëton shoferin që po pësonte atak kardiak

Virale
E gjithë bota po flet për skandalin në koncertin e Coldplay - rrjetet sociale janë mbushur plot me meme për çiftin

E gjithë bota po flet për skandalin në koncertin e Coldplay - rrjetet sociale janë mbushur plot me meme për çiftin

Fun
Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Interesante
Fëmija i vogël përvetëson nofkën e ëmbël të nënës për babanë dhe bëhet hit në TikTok

Fëmija i vogël përvetëson nofkën e ëmbël të nënës për babanë dhe bëhet hit në TikTok

Fun
Atraksioni turistik që po i trullos shumë vizitorë në Kanadë

Atraksioni turistik që po i trullos shumë vizitorë në Kanadë

Interesante
“Mos dilni lakuriq në rrugë” – qyteti spanjoll ka

“Mos dilni lakuriq në rrugë” – qyteti spanjoll ka "10 mesazhe" për ata që duan ta vizitojnë atë

Interesante
Kalo në kategori