LAJMI I FUNDIT:

Ura e Autostradës “Arbën Xhaferi” është e gjatë 5.7 kilometra dhe e lartë 83 metra (Foto)

Ura e Autostradës “Arbën Xhaferi” është e gjatë 5.7 kilometra dhe e lartë 83 metra (Foto)
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se çmimi i ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi” e cila inaugurohet sot nuk është më i lartë se në vendet e rajonit.

Ai ka thënë se ky projekt është i ndërtuar me standarde të larta.


“Kosova ka urën më të gjatë dhe më të gjerë në rajon. Gjatësia është 5.7 kilometra pa ndërprerje kurse maksimumi i lartësisë është 83 metra. Ka pasë shumë fjalë, nëse e marrim kriterin e ndërtimit të strukturave me rajonin ne jemi shumë mirë me çmim. E kam krahasuar një urë në Kroaci me 2.5 kilometra e cila kushton 430 milionë ndonëse ndërtohet në det”.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

“Në projektin në Kosovë kanë punuar 383 nënkontraktorë të gjithë nga Kosova dhe numri i punëtorëve ka qenë 9 mijë 384. Është dhënë mjaft buxhet, por 80% është ndalë në Kosovë. 706 milionë euro në tërësi ka kushtuar projekti”, ka thënë Lekaj në Klan Kosova.

Inaugurohet sot Autostrada "Arbën Xhaferi"
Lexo po ashtu Inaugurohet sot Autostrada "Arbën Xhaferi"
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

Sa i përket nisjes së ndërtimit të autostradës Prishtinë-Pejë, Lekaj ka konfirmuar se tenderi do të shpallet këtë javë.

“Në fund të gushtit i tërë projekti do të fillojë. Është bërë shpronësimi, elobaroati, fizibiliteti, paratë ekzistojnë. Koston nuk e di tash sepse ka oferta dhe tregu është i lirë. Paraja që ekziston është 238 milionë euro”, tha ai. /Telegrafi/