LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Prishtinës mbështet programin nacional për rininë

Universiteti i Prishtinës mbështet programin nacional për rininë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të jetë pjesë e Programit Nacional për Rininë. Kjo pasi Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e këtij universiteti, Marjan Dema.

Sipas njoftimit për media, marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e studentëve në garat Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik si dhe Garat Nacionale të Sport.


“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje mundëson organizimin e garave të nivelit universitar për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në garën e Debatit e cila organizohet në kuadër të Garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendim Kritik. Ndërsa, në platformën e sportit do të garohet në gjithsej pesë sporte, në Futsall, Basketboll, Volejboll, Atletikë dhe Shah”, thuhet në njoftim.

Në njoftimt huhet se përveç Universitetit të Prishtinës, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e Programin Nacional për Rininë edhe me shtatë universitete dhe kolegje në Republikën e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori