LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Pejës vendosi kamera në sallat e ligjërimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi merr vendim për largimin e tyre

Universiteti i Pejës vendosi kamera në sallat e ligjërimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi merr vendim për largimin e tyre

Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”, është urdhëruar që të largojë kamerat nga sallat e ligjërimit.

Vendimi është marrë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, transmeton Telegrafi.


Në vendimin e publikuar nga kjo Agjenci thuhet se “qëllimi kryesorë kur mund të instalohet sistemi i vëzhgimit me kamerë është siguria e njerëzve dhe siguria e pasurisë, kur nuk mund të arrihet me mjete tjera, me të cilën na lenë të kuptojmë që nëse mund të arrihet me mjete tjera edhe vëzhgimi me kamerë në raste të caktuara mund të kufizohet”.

Kësisoj, Agjencia për Informim dhe Privatësi thekson se, sallat e ligjërimit (amfiteatër) në Universitet, konsiderohen ambiente të punës së mësimdhënësve dhe kontrolluesi përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në ambiente të punës duhet ta arsyetoj me qëllimin e vendosjes.

“Gjatë procesit të inspektimit, kontrolluesi nuk ka dëshmuar se ekziston ndonjë rrezik potencial ndaj të punësuarve apo pronës që do të arsyetonte vendosjen e kamerave me të cilën do të arsyetonte edhe qëllimin e përpunimit të të dhënave personale”.

Në kuptim të kësaj, sipas interpretimit të kësaj Gjykate, mbikëqyrja me video e një punonjësi në vendin e punës, qoftë e fshehtë apo jo, duhet të konsiderohet si ndërhyrje në jetën private të punonjësit dhe kjo përbën shkelje të nenit 8 (e drejta e respektimit të jetës private dhe familjare) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Vendimin e plotë mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori