LAJMI I FUNDIT:

Universiteti “Isa Boletini” anëtarësohet në Asociacionin e Universiteteve Ballkanike

Universiteti “Isa Boletini” anëtarësohet në Asociacionin e Universiteteve Ballkanike

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), është bërë anëtar i rregullt i Asociacionit të Universiteteve Ballkanike (BUA) me të drejtë vote.

Në Konferencën që u mbajt në Selanik të Greqisë, për anëtarësimin e UMIB-it kanë votuar në mënyrë unanime të gjithë anëtarët e BUA-së.


Dekani i Fakultetit Ekonomik, Besart Hajrizi, i cili përfaqësoi UMIB-in në këtë konferencë, tha se anëtarësimi në këtë asociacion lehtëson ndërkombëtarizimin e UMIB-it si dhe mundëson bashkëpunimin në fusha të ndryshme. “Të qenit anëtar në BUA lehtëson mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve, mundëson organizimin e konferencës vjetore të BUA-së, dhe përgjithësisht mundëson shkëmbimin e përvojave të universiteteve ballkanike”.

Ndër aktivitetet përgjatë tri ditëve të Konferencës ishte edhe prezantimi i UMIB-it nga ana e dekanit Hajrizi. Ai, foli për zhvillimin dhe konsolidimin e universitetit për një periudhë të shkurtër kohore. Gjatë takimeve përfaqësues të universiteteve të ndryshme ballkanike, shprehën interesim për realizimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me UMIB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori