LAJMI I FUNDIT:

Universiteti Dardania institucioni më kredibil i arsimit universitar në vend

Universiteti Dardania institucioni më kredibil i arsimit universitar në vend

Që nga vizita dhe vlerësimi i Këshillit Britanik për akreditim, Universiteti Dardania radhitet si një ndër institucionet e vetme duke marrë vlerësime afirmative në përmbushjen e kritereve dhe kushteve të parapara sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë: numri i mjaftueshëm i stafit akademik të kualifikuar për student, programe studimi të krahasueshme me ato të BE-së, mekanizmat adekuate për sigurimin e cilësisë, libraria e pasur me literaturë, infrastruktura moderne fizike, plani i biznesit, garancioni bankar, dhe auditimi i jashtëm.

Gjatë akreditimit të programeve të reja unike nga ekipi i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit dhe zyrtarët e Agjencionit Kosovar të Akreditimit, Universiteti Dardania u vlerësua pozitivisht duke mos pasur as një vërejtje, por përkundrazi pranoi rekomandime që të vazhdohet edhe më tutje në ofrimin e programeve unike dhe sigurimin e cilësisë duke mundësuar kualifikimin e kuadrove edhe në profile deficitare jo vetëm në vend por edhe në rajon.

Një e arritur tjetër që dëshmon lartë kredibilitetin e Universitetit Dardania është se ky institucion ishte i vetmi në vend që fitoi projektin Tempus të financuar nga BE për zhvillimin e studimeve të doktoraturës në partneritetet me Universitete prestigjioze siç janë Universiteti i Nices – Francë, Universiteti i Bolonjës – Itali, Universiteti i Barcelonës – Spanjë, etj.

Pjesë e vlerave të ndërtuara që dëshmojnë cilësinë dhe përkushtimin e Universitetit Dardania janë edhe sukseset e studentëve të diplomuar të cilët po japin kontributin e tyre në vendin e punës si dhe po vazhdojnë me sukses studimet Master dhe Doktoraturë në Universitete jashtë vendit me renome botërore, si dhe përfaqësimi në nivel nacional në gara ndërkombëtare nga studentët e Dardanisë të cilët triumfuan duke u shpallur edhe fitues të garave.

Përgjatë 11 viteve të arsimimit universitar, DARDANIA vazhdon të jap kontributin e vet në shoqërinë kosovare duke përgatitur kuadro të kualifikuar për tregun e punës.

Respektimi i standardeve të arsimit të lartë, sigurimi i cilësisë si dhe respektimi i ligjeve në fuqi, janë dhe gjithmonë do të mbeten prioritete të misionit të Universitetit DARDANIA.