Manchester Unitedi ka etiketuar katër futbollistë për t'i transferuar gjatë afatit kalimtar të verës.

Djajtë e Kuq janë mposhtur në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në Old Trafford nga Paris Saint-Germain me rezultat 2-0.


Ky rezultat, por edhe rezultatet para epokës së Ole Gunnar Solskjaer kanë bërë drejtuesit e klubit të binden se skuadrës i nevojiten përforcime.

Mediat angleze raportojnë se drejtuesit e Unitedit kanë etiketuar tashmë lojtarët e nevojshëm për t'i transferuar më verë.

Koulibaly Kalidou Koulibaly (Getty Images)

Sipas mediumit The Mirror, Unitedi ka katër objektive gjatë verës, ku tre nga ta janë mbrojtës.

Atletico de Madrid Supercopa de Europa Lucas Hernandez Futbol 330728109 93472264

I pari në listën e dëshirave është mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili pëlqehet që një kohë të gjatë.

I dyti në listë është francezi i Atletico Madridi, Lucas Herandez, që pëlqehet edhe nga Bayern Munich, ndërsa për mbrojtje synohet edhe Nikola Milenkovic i Fiorentinas.

Përveç tyre drejtuesit e Djajve të Kuq vazhdojnë të kenë sytë kah anësori sulmues i Juventusit, Douglas Costa, si një nga objektiva verore. /Telegrafi/  

milenkovic

douglas costa juventus

telegrafi sport app