Paul Pogba është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me Manchester Unitedin.

Pas gjashtë viteve qëndrim në Old Traford, Pogba është para një vendimi shumë të rëndësishëm, të vazhdojë kontratën me Djajtë e Kuq apo të largohet.


Real Madrid, Barcelona, Juventus e Paris Saint Germain gjithashtu janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e francezit.

Paul Pogba

Djajtë e Kuq nuk duan ta humbin atë dhe i kanë bërë gati kontratën e re, apo thënë ndryshe kontratën e ëndrrave për të.

Daily Mail ka raportuar se Manchester United i ka ofruar Pogbas një kontratë nga e cila do të fitojë 500 mijë funte në javë.

pogba 2

Paga vjetore e Pogbas pritet të jetë 26 milionë funte në vit, pagë që nuk e ka asnjë futbollist në elitën e futbollit anglez.

Nëse Pogba pranon kontratën e re, atëherë do të bëhej lojtari me pagën më të lartë në histori të Ligës Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app