LAJMI I FUNDIT:

Unioni Humanitar Shqiptar në Graz të Austrisë – shpresë për ndihmë familjeve në nevojë

Unioni Humanitar Shqiptar në Graz të Austrisë – shpresë për ndihmë familjeve në nevojë

Situata e rëndë sociale në Kosovë ka bërë që shqiptarët që jetojnë në Graz të Austrisë, të mobilizohen për të vetmin qëllim, t’ju ndihmojë qytetarëve në nevojë në Kosovë. Ky komunitet shqiptarë që jeton dhe vepron në këtë pjesë të Evropës, shumë herë është bashkuar dhe me kontributin e vet ka ndihmuar shumë familje në nevojë.

Përmes anëtarësisë së vet dhe njerëzve të vullnetit të mirë, Unioni Humanitar Shqiptar në Graz të Austrisë, nga viti 2014 deri në fillim të vitit 2021 ka ndihmuar gjithsejtë 62 familje në nevojë, anembanë Republikës së Kosovës.

Për të gjitha këto aktivitete bamirëse, Raif Rexhepi, kryetar i Unionit Humanitar Shqiptar në Graz të Austrisë, tha se Unioni që ai drejton, gjithmonë do të jetë i gatshëm që t’ju ndihmojë qytetarëve të saj në Kosovë, të cilët janë në gjendje të rëndë sociale.

Duke folur për aktivitetin e këtij Unioni, ai tha për Telegrafin, se nga viti 2014 deri në 2021 kanë ndihmuar 62 familje në nevojë, duke filluar nga 300 euro, deri në 700 euro, kanë ndërtuar një shtëpi në Skenderaj në vlerë mbi 24 mijë euro, kanë ndihmuar Shqipërinë nga tërmeti me mbi 23 mijë euro, dhe shumë aktivitete tjera ku është kërkuar ndihmë urgjente duke filluar nga 1 mijë euro deri në 5 mijë euro.

“Tani së fundmi kemi ndihmuar 8 familje në Kosovë, në vlerë prej 3 mijë euro, duke filluar nga 300 euro  deri në 500 euro. Familjet në nevojë të cilat sado pak u kemi dalë në ndihmë janë dy nga Mitrovica, dy nga Malisheva, dy nga Drenasi, 1 nga Vushtrria dhe 1 nga Rahoveci”, tha Raif Rexhepi, kryetar i Unionit Humanitar Shqiptar në Graz të Austrisë.

Lumnije Krapi, drejtoreshë në Departamentin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente në komunën e Drenasit, ka falënderuar Unionin Humanitar Shqiptar të Grazit në Austri, për ndihmën e dhënë dy familjeve në gjendje të rëndë sociale.

“Është shumë e rëndësishme të falënderojmë dhe të shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt, për të gjithë ata vullnetarë nga diaspora, sidomos shoqatën Unioni Humanitar Graz në Austri, për solidaritetin e treguar në vazhdimësi për familjet shqiptare. Jemi shumë falënderues ndaj tyre, prandaj besoj se çdo herë do ta gjejnë derën e hapur në komunën tonë dhe do të kenë përkrahje nga institucionet tona”, tha për Telegrafin, Lumnije Krapi, drejtoresha e DSHPE, në komunën e Drenasit.

Ndërkaq, Sadije Uka nga fshati Gradicë-komuna e Drenasit, përfituese e ndihmës nga Unionit Humanitar Shqiptar të Grazit në Austri, në vlerë prej 500 euro dhe mbajtëse e familjes, nënë e 6 fëmijëve, pa asnjë familjar të punësuar, shprehu falënderimet më të sinqerta për mërgimtarët tanë, të cilët asnjë herë nuk e harrojnë vendin e tyre dhe se sa herë që është nevoja ju dalin në ndihmë qytetarëve nga Kosova.

“Kam 6 fëmijë, vajzën të sëmurë më shumë probleme shëndetësore, jetojë vetëm me asistencë sociale, e dërrmuar nga vështirësitë e jetës, në fakt ne jemi në luftë për ekzistencë, dhe kjo ndihmë për në është shumë e domosdoshme në këtë kohë, kur  përpos që është dimër e ftohtë, jemi të prekur edhe nga vërshimet e fundit”, tha ajo për Telegrafin.

Edhe Abedin Selmani, nga fshati Poklek i ri, komuna e Drenasit, ishte përfitues i ndihmës së mërgimtarëve tanë më saktësisht të Grazit të Austrisë, i cili kishte pësuar shumë dëme nga vërshimet e fundit në Kosovë. Ai u ndihmua me 300 euro. Pasi që, edhe ky jetesën e siguron vetëm nga asistenca sociale, i vetëm më tre fëmijë dhe më nënën e sëmurë, njëherit, shprehu konsideratë të përzemërt për mërgatën, e cila, siç tha ai “gjithmonë është e gatshme të ndihmojë njerëzit në nevojë në Kosovë”.

Përfitues të kësaj ndihme të mërgimtarëve tanë në Austri, ishte edhe familja e Baki Popajt, nga fshati Bellacerkë, komuna e Rahovecit, të cilët jetën e bëjnë vetëm në një dhomë bashkë me bashkëshorten dhe djalin dy vjeçar.

I shtyrë në moshë, dhe pa pasur mundësi që të punojë askund, Baki Popaj, i emocionuar mirëpriti kryetarin e Unionit Humanitar Graz në Austri, Raif Rexhepin, i cili këtë familje e ndihmojë më 500 euro, por duke i premtuar edhe më tutje ndihmë, sidomos në ndërtimin e shtëpisë, e cila kishte filluar të ndërtohet më vullnetin dhe dashamirësinë e mërgimtarëve tanë në diasporë.

E për këtë aktivitet humanitar, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, tha për Telegrafin, se mërgata jonë, si gjithmonë është e gatshme që t’i ndihmojë qytetarët e saj në vendlindje.  Ai falënderoj kryetarin dhe gjithë anëtarët dhe kontribuuesit e  Unionit Humanitar të Grazit në Austri, duke shprehur mirënjohje dhe dashamirësi, për kontributin dhe ndihmën e tyre ofruar në çdo kohë familjeve në nevojë.

“Diaspora jonë e mrekullueshme, dhe e organizuar si çdo herë, edhe tani është në shërbim të vendit të vet, pa marrë parasysh ku jeton dhe vepron. Vullneti, kontributi dhe angazhimi i tyre i gjithhershëm dhe i pamohueshëm në asnjë rrethanë, na bënë, që ne të jemi mirënjohës dhe falënderues pafund ndaj të gjithë atyre që kontribuojnë për vendin e tyre”, tha mes tjerash kryetari i Rahovecit, Smajl latifi.

Po dyshim se këtij aktiviteti bamirës iu gëzuan edhe dy familje nga Malisheva, përkatësisht nga fshati Bubavec, të cilëve ju dhuruan nga 300 euro secilit. Familjet në nevojë të Jeton dhe Hamez Dukollit, nga ky fshat, të befasuar nga bamirësit tanë në diasporës, u shprehen të lumtur dhe të befasuar që të paktën dikush ka menduar për t’ju ndihmuar atyre në këto ditë të ftohta dimri. Në kushte shumë të vështira sociale, ata falënderuan mërgatën shqiptare për ndihmën e ofruar. Edhe këto dy familje të ardhurat e tyre të vetme e kanë asistencën sociale.

Megjithatë, për Safet Krasniqin, nga Vushtrria, i cili u ndihmua me 300 euro, e ku shtëpia e të cilit pothuajse ishte shkatërruar e tëra nga vërshimet, tha se ndihma e ofruar nga Unioni Humanitar i Grazit, ka qenë më se e domosdoshme, pasi që, siç tha ai “shtëpinë të cilën ma kanë ndërtuar bamirësit shqiptar të diasporës, tashmë nga vërshimet është shkatërruar tërësisht. Prandaj më shumë se kurrë kjo ndihmë e mërgatës ka qenë e domosdoshme për mua”.

Përderisa, nga Vushtrria, ky aktivitet humanitar vazhdoj rrugëtimin në Mitrovicë, në këtë qytet u vizituan familja e Remzije Miftarit, mbajtëse e familjes 6 anëtarësh, e cila u ndihmua me 300 euro, dhe familja e Xhavit Ahmetit, e ndihmuar me 500 euro, familje kjo e cila kishte të vetmin djalë të sëmurë me Down Sindrom. Të dy familjet, po ashtu të vetmin burim të ekzistencës kishin asistencën sociale, dhe njerëzit e vullnetit të mirë.

Unioni Humanitar Shqiptar në Graz të Austrisë, në vazhdimësi ka ndihmuar qytetarët në nevojë në mbarë Kosovën, ku në fokus ka qenë gjithmonë të ndihmohen qytetarët të cilët kanë nevojë, fëmijët me nevoja të veçanta, femra pa mbështetje familjare dhe të tjera./Telegrafi/Lumturije BEKAJ/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori