Për vitin 2020, UNICEF-i u bën thirrje udhëheqësve dhe kombeve të mbarë botës që të investojnë në personelin shëndetësor, të forcojë ekspertizën e tyre dhe të sigurojë pajisjet me qëllim shpëtimin e jetës për çdo të porsalinduri.
Çdo janar, UNICEF feston lindjen e foshnjave në ditën e Vitit të Ri, një ditë e lumtur për lindjen e fëmijëve në mbarë botën.
“Fillimi i një viti të ri dhe një dhjetëvjeçari të ri na jep një mundësi për të reflektuar mbi shpresat dhe aspiratat tona, jo vetëm për të ardhmen tonë, por edhe për të ardhmen e atyre që do të na pasojnë. Atëherë kur çdo janar ndryshon kalendari, kujtohemi për të gjitha mundësitë dhe potencialin e çdo fëmije që nis rrugëtimin e jetës së saj apo të tij, nëse do iu jepet ky shans”, shprehet drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore.
UNICEF thotë se për miliona të porsalindur në mbarë botën, dita e lindjes së tyre nuk është aspak fatlume.
Në vitin 2018, 2.5 milionë të porsalindur humbën jetën brenda muajit të tyre të parë të jetës; rreth një e treta e tyre ditën e parë të jetës. Mes atyre fëmijëve, pjesa më e madhe humbën jetën nga shkaqe që mund të parandaloheshin, si lindja e parakohshme, ndërlikime gjatë lindjes dhe infeksione si sepsis. Për më tepër, mbi 2.5 milionë foshnja lindin të vdekura çdo vit.
Gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit, bota ka parë një progres të jashtëzakonshëm lidhur me mbijetesën e fëmijëve, duke përgjysmuar në mbarë botën numrin e fëmijëve që vdesin para pesëvjetorit të tyre. Por progresi ka qenë më i ngadaltë për të porsalindurit. Foshnjat që vdesin në muajin e tyre të parë të jetës përbënin rreth 47 për qind të të gjitha vdekjeve të fëmijëve nën moshën pesëvjeçare për vitin 2018, një rritje prej 40 për qind në krahasim me vitin 1990.
Fushata e UNICEF-it “Një jetë për çdo fëmijë”, bën thirrje për investime të menjëhershme në personelin shëndetësor, nëpërmjet trajnimit të duhur, duke u pajisur me barnat e duhura për të siguruar që ndaj çdo nëne dhe të porsalinduri të tregohet kujdesi i duhur nga duar të sigurta, për parandalimin dhe trajtimin e ndërlikimeve gjatë shtatzënisë, në lindje dhe pas lindjes.
“Shumë nëna dhe të porsalindur nuk kujdesen nga mami apo infermierë të mirëtrajnuar dhe me pajisjet e duhura, ndaj dhe pasojat janë shkatërruese. Ne mund të sigurojmë që miliona foshnja të mbijetojnë ditën e tyre të parë dhe të jetojnë këtë dhjetëvjeçar dhe plot të tjerë, nëse çdo foshnjë lind në duar të sigurta”, u shpreh Fore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën