LAJMI I FUNDIT:

UNI-Universum International College ofron qasje në arsim global për studentët kosovar

UNI-Universum International College ofron qasje në arsim global për studentët kosovar

Universum, po ndryshon arsimin në Kosovë përgjithmonë! UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA.

Të gjithë studentët të cilët diplomojnë nga Universum International College – UNI, do të pajisen me diplomë “Fuqizuar nga Arizona State University”.

Partneriteti i ri bashkëpunues i Universumit me ASU-në do të sigurojë që studentët dhe mësimi të mbeten në qendër të fokusit të universitetit, duke hapur dyer të reja për studentët që të kenë qasje në ato që ofron kurrikula e ASU-së, mundësitë kërkimore-shkencore, si dhe mundësitë e reja për bashkëpunim dhe mësim të ndërsjellë për profesorët dhe stafin e UNI. Përveç ofrimit të programeve me diploma të dyfishta për studentët, gjithashtu do të krijohet një lidhje më e gjerë me industrinë dhe ndërmarrësinë globale.

Përmes këtij partneriteti, mund të përfitojnë edhe studentët nga institucionet tjera të cilët i TRANSFEROJNË studimet në Universum dhe të marrin diplomë të fuqizuar nga Arizona State University.

Transfero të gjitha provimet nga universiteti paraprak përfito 30% zbritje & shkëmbim semestral në njërin nga 221 Universitetet Partnere në 26 shtete të BE-së me BURSË të plotë.

Shiko programet e akredituara.

ASU për të tetin vit radhazi, renditet në vendin e parë për inovacion nga US News & World Report, duke dalë para MIT, Stanford dhe Harvard.

Për më shumë informacione kontaktoni në:

E-mail: info@universum-ks.org

Nr.tel:+383 44 144 062

Facebook: Kolegji Universum

Instagram: universumcollege