LAJMI I FUNDIT:

UNI – Universum International College laureon me çmimin Doctor Honoris Causa, Gianni De Biasi

UNI – Universum International College laureon me çmimin Doctor Honoris Causa, Gianni De Biasi

UNI – Universum International College njofton se me datën 19.12.2023 nga ora 11 laureon me çmimin Doctor Honoris Causa, Gianni De Biasi, ish trajnerin e kombëtares së Shqipërisë për suksesin e konfirmuar botërisht nëpërmjet trajningut shkencor të Kombëtares së Shqipërisë në të cilën kontribuuan edhe shumë lojtarë të Kosovës. Biasi konsiderohet si themelues i shkollës së futbollit modern shqiptar që e vijojnë mjeshtrit tjerë të këtij sporti. Biasi ka bërë tërheqjen e të rinjve në botën e sportit duke i afruar me modelin e suksesit dhe duke rritur ndjenjën e krenarisë.

Detajet e ngjarjes:

Data: 19.12.2023

Ora: 11:00

Vendi: Kampusi i UNI – Universum International College, Prishtinë

Përveç laurimit me çmimin Doctor Honoris Causa, De Biasi gjithashtu do të jetë folës nderi në darkën e bamirësisë të cilën UNI e organizon në bashkëpunim me Cure2Children për të ndihmuar fëmijët në Onkologji.

Detajet e për darkën e bamirësisë:

Data: 19.12.2023

Ora: 19:00

Vendi: Swiss Diamond, Prishtinë