LAJMI I FUNDIT:

“Uni krijues dhe vepra”

“Uni krijues dhe vepra”

Studiuesi i letërsisë, Bashkim Kuçuku, ka promovuar librin “Uni krijues dhe vepra”.

Nën siglën e Botimeve “Toena” ai solli 23 intervista të realizuara në rreth 40 vite, me personalitetet të kulturës në vend. që nga Eqrem Çabej, Dritëro Agolli, Shaban Demiraj, Ismail Kadare, Ali Podrimja, Sabri Hamiti etj.


Për Kuçukun, shkrimtarët dhe artistët, të mbështjellë me një tis magjie, si pasojë qoftë e ndikimit të madh të veprave të tyre, qoftë e fantazisë subjektive të adhuruesve, me anë të bisedës bëhen “tokësorë”, të afërt, më të kuptueshëm dhe gjithsesi, më të mundshëm për t’u familjarizuar, prekur, pse jo edhe për t’u barazuar me ta.

“Në një tryezë me të, mund të pohojë personalitetin e vet, kur e përballon denjësisht, dhe, po ashtu, mund të zbehet, të ulet e të diskreditohet, nëse, është larg e poshtë kulturës së tij”, thotë studiuesi i letërsisë.