LAJMI I FUNDIT:

Unë shtova 12 kg dhe linda një fëmijë 3 kg, përse është kështu?

Unë shtova 12 kg dhe linda një fëmijë 3 kg, përse është kështu?
shutterstock

Ja sa peshë duhet të shtoni dhe ku shkon e gjithë teprica

Pesha e trupit gjatë shtatzënisë diskutohet shpesh. Disa gra nuk kujdesen për linjën e trupit dhe shtojnë mbi 20 kilogramë, ndërsa disa mund të jenë tepër të kujdesshme.

Megjithatë, duhet të mbani një mesatare të artë, sepse kjo do t’ju ndihmojë të shmangni komplikime të tilla si diabeti gestacional, preeklampsia…


Përcaktimi i peshës që rekomandohet si e sigurt për të fituar gjatë shtatzënisë varet nga indeksi i masës trupore (BMI) para shtatzënisë. Kjo është vlera numerike e peshës suaj në lidhje me gjatësinë tuaj, transmeton Telegrafi.

Ja sa peshë duhet të shtoni në bazë të BMI-së tuaj:

BMI nën 18.5 – 13 deri në 18 kg
BMI 18,5 deri në 24,9 – 11 deri në 16 kg
BMI 25 deri në 29,9 – 7 deri në 11 kg
BMI 30 e lart – 5 deri në 9 kg

Ku shkon pesha që shtojmë gjatë shtatzënisë?

Mesatarisht, një foshnjë peshon rreth 3-3,6 kg, por çfarë ndodh me pjesën tjetër të peshës? Ja ku tjetër mund të shtoni peshë:

▪ Gjinjtë – rreth 0,5 deri në 1,4 kg
▪ Mitra – rreth 0,9 kg
▪ Placenta – rreth 0,7 kg
▪ Lëngu amniotik – rreth 0,9 kg
▪ Rritja e vëllimit të gjakut – rreth 1.4 deri në 1.8 kg
▪ Rritja e vëllimit të lëngjeve – rreth 0,9 deri në 1,4 kg
▪ Rezervat e yndyrës – rreth 2,7 deri në 3,6 kg

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Veshja e Jenner është shembulli i përkryer për të kombinuar xhinset me këpucë

Veshja e Jenner është shembulli i përkryer për të kombinuar xhinset me këpucë

Moda
Rezultate të papritura: Fëmijët e këtillë në të ardhmen do të fitojnë më së shumti

Rezultate të papritura: Fëmijët e këtillë në të ardhmen do të fitojnë më së shumti

Fëmija juaj
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët

Në çift
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Në çift
Çfarë ushqimesh duhet të hanë gratë shtatzëna për të lindur fëmijë të shëndetshëm?

Çfarë ushqimesh duhet të hanë gratë shtatzëna për të lindur fëmijë të shëndetshëm?

Shtatzëna
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Kalo në kategori