LAJMI I FUNDIT:

UNË PRES

UNË PRES

Poezi nga: Dan Andersson
Përktheu: Qerim Raqi

Unë pres dhe ngadalë ecin orët, pranë zjarrit tim
derisa yjet shtegtojnë dhe netët ikin kuturu
Unë pres një grua nga i largëti shtegtim
më të dashurën, më të dashurën me sytë blu


Unë mendoj për një lule fshehur në borë zbardhur
dhe ëndërrova një qeshje të dredhur, të pakuptuar
mendova që e pashë më të dashurën duke ardhur
nëpër një pyll, ndër shkurrete natës borë-rënduar

I kënaqur doja të ëndërruarën ta bartja në duar
nëpër kaçube aty ku kam kasollën timen shtëpi
dhe të lëshoj për të një klithmë për të kumbuar:
Mirë se vjen, ti e pritura me vite në vetmi!

Unë pres pranë stufës sime koha pikëllohet
derisa pyjet këndojnë dhe ikin qiejt kuturu
Unë pres një shtegtare nga rruga tek afrohet-
më të dashurën, më të dashurën me sytë blu