LAJMI I FUNDIT:

“Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni” – Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

“Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni” – Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Liverpooli e ka mposhtur Manchester United në “Old Trafford” në kuadër të xhiros së tretë të Ligës Premierl, ku dy gola i shënoi Luis Diaz, ndëra një tjetër e shtoi Mohamed Salah. 

Casemiro gaboi dy herë në pjesën e parë dhe i mundësoi ekipit mysafir të shënonte dy gola dhe të kthente ndeshjen në rrugën e duhur. 

Skuadra e trajnerit Arne Slot, i cili pasoi Jurgen Kloppin këtë verë, ka maksimum nëntë pikë dhe është në vendin e dytë me Manchester Cityn, i cili gjithashtu ka tri fitore, por me një gola diferencë më të mirë. Kjo ishte humbja e dytë e Man United, kështu që me tre pikë mban pozitën e 14-të. 


Trajneri i Man United, Erik ten Hag ka bërë një deklaratë pas humbjes. Trajneri holandez është i bindur se skuadra e tij ka shanse për të fituar trofeun këtë sezon.  

Ai nuk dëshiron ta shikojë negativisht ndeshjen me Liverpoolin dhe tha se askush nuk duhet të presë rezultate magjike prej tij.  

“Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni. Për tre lojtarë, kjo ishte hera e parë që ata filluan këtë sezon. Manuel Ugarte nuk luajti. Ai duhet të jetë në formë dhe pastaj do të gjejmë një vend për të në skuadër, por do të duhen disa javë, ndoshta një muaj”, deklaroi tha Ten Hag. 

Ten Hag diskutoi me gazetarët në konferencën për shtyp. Ai pohoi se ekipi i tij është më i mirë se dy vjet më parë kur ai mori drejtimin sepse “përndryshe ata nuk do të fitonin trofe dhe do të mundnin kundërshtarë më të mëdhenj”. 

Para se të merrte Man Unitedin, Ten Hag ishte trajneri kryesor i holandezëve të Go Ahead Eagles, Utrecht dhe Ajax, si dhe ekipi i dytë i Bayern Munich.  

Ai fitoi tre herë kampionatin holandez, dy herë Kupën e Holandës dhe një herë Superkupën holandeze./Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori