LAJMI I FUNDIT:

Unë jam Julian Assange

Unë jam Julian Assange

Pa Julian Assangen, zbardhja e luftës së pafundme në Afganistan do të ishte me shumë aspekte të pandriçuara, para së gjithash ajo do të ishte më e justifikuar dhe në mënyrë të patolerueshme më e minimizuar. Që nga viti 2010, bota di më shumë për mjerimin, veprimet johumane dhe hipokrizinë e kësaj fushate të drejtuar nga ShBA-ja. Asokohe u publikuan prej platformës investigative Wikileaks mijëra dokumente sekrete të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete. Themeluesi i këtij mediumi investigues në internet, është Julian Assange.

Prej idesë së tij kanë përfituar qysh atëherë gazetarë në mbarë botën. Më shpejt dhe më mirë se kurdoherë më parë, ata mundën të futen në rrjet për të zbuluar veprimet jo transparente, antiligjore dhe madje edhe kriminale të elitave politike dhe ekonomike. Që të pushtetshmit në qeveri e në qendrat e koncerneve ia kanë frikën kësaj, është e qartë. E, ata duhet të kenë edhe të drejtën të mbrohen, por ju lutem me mjete dhe metoda korrekte. Ndërkohë që tashmë për të tilla kocnepte as që bëhet fjalë në luftën kundër Julian Assange.


Qysh në kohën e presidentit të ShBA-së, Barack Obama, 48-vjeçari llogariste me më të keqen, sepse edhe në sytë e nobelistit të Paqes ai konsiderohej is tradhtar i atdheut dhe jo si luftëtar i lirisë së shtypit. Për fat, në kohën e Obamas skrupulli në Uashington ishte më i madh sesa sot. Heqja dorë nga një akuzë kundër Assanges u argumentua, se në një rast të tillë do të duhej të paditeshin edhe mediet si “The Guardian” apo “New York Times”. Sepse ato vazhdimisht publikonin dokumente sekrete.

Nën pasuesin republikan të Obamas, Donald Trump, është ndryshuar tërësisht qëndrimi në disavanatazh të Assanges. Në prill 2019, ai u akuzua zyrtarisht; në qershor presidenti i ShBA-së i kërkoi Britanisë së Madhe ekstradimin e tij. Për këtë duhet të vendoset më 24 shkurt në gjykatë. Problemi është se Assange, qysh prej arrestimit, ndodhet në burg të izoluar dhe sipas bindjes së OKB-së, të gjitha simptomat janë “tipike të viktimave që ndodhen gjatë nën torturë psikike”. Këtë e thotë madje vet raportuesi i posaçëm i OKB-së për çështjen e torturave, Nils Melzer. Assange, aktualisht, nga gjendja shëndetësore nuk ka kondicion të përgatitet si duhet për procesin. Melzer nuk e ka shpikur këtë provë, sepse zvicerani e ka vizituar Assangen në burg që nga maji 2019 me një ekip mjekësh. Ai atëherë kërkoi të vetmen gjë të drejtë: Assange të lirohet për arsye mjekësore dhe të shtetit ligjor. Qysh atëherë kanë kaluar tetë muaj, pa ndryshuar asnjë fije në situatën e tij të trajtimit jo njerëzor.

Kjo indinjon tani edhe ish-ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. Socialdemokrati në një konferencë shtypi në Berlin, i drejtoi një apel të fortë Britanisë së Madhe për lirimin e Assanges nga arresti për në izolim. Nisma u ndërmor prej gazetarit të njohur investigativ gjerman, Gunter Wallraff. Falë atij si dhe 130 nënshkruesve të apelit, që ndër të tjera u botua si njoftim me pagesë edhe në gazetën prestigjoze gjermane “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”.

Gabriel, sipas të dhënave të veta, e pati të vështirë fillimisht të nënshkruante apelin. Ai ndryshoi mendimin pasi bisedoi gjatë me raportuesin e posaçëm të OKB-së, Melzer. Tani madje Gabrieli bën fjalë se me sa duket ka “arsye politike” në çështjen Assange. Madje, dikush shkon edhe më tej: ish-ministri i Brendshëm Gerhart Baum. Liria e shtypit po “kriminalizohet”, thotë liberali me përvojë të gjatë, i cili e ka përjetuar si fëmijë dhe i ri diktaturën në kohën e nacionalsocializmit.

Faleminderit për këto fjalë të qarta! Edhe për shumë të tjerë që i janë bashkuar apelit dhe me shpresë edhe do të vazhdojnë t’i bashkohen atij. Si shtetas dhe gazetar unë jam pa asnjë mëdyshje i bindur, që tashmë është duhet të bëhet e qartë: “Unë jam Julian Assange!” /DW/

Në trend

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori