LAJMI I FUNDIT:

“Unë isha më i miri, ai ishte më i keqi”: Michael Owen rikujton kartonin e kuq të David Beckham ndaj Argjentinës

“Unë isha më i miri, ai ishte më i keqi”: Michael Owen rikujton kartonin e kuq të David Beckham ndaj Argjentinës

Ish-sulmuesi i Anglisë, Michael Owen, ka folur për momentin e paharrueshëm të Kupës së Botës 1998, kur David Beckham mori një karton të kuq.

Gjatë asaj ndeshje, Owen kishte shënuar një gol spektakolar. Megjithatë, kartoni i kuq i Beckham për goditjen që i bëri Diego Simeones i dha një kthesë dramatike lojës. Pavarësisht përpjekjeve të Anglisë, Argjentina në fund triumfoi në penallti.

“Pasojat e kartonit të kuq famëkeq të David Beckham kundër Argjentinës po ndiheshin ende disa vite më vonë. Do të filloj duke thënë se Davidi dhe unë gjithmonë shkonim mirë në një nivel personal. Ai ishte padyshim një lojtar shumë i talentuar”, ka thënë Owen.


“Gjithmonë e kam admiruar atë sepse gjithmonë kam ndjerë se askush, e përsëris, askush, nuk ka punuar më shumë se Davidi për të vënë në pah talentin që kishte. Por pas Kupës së Botës në Francë, unë u bëra shumë i dashur për futbollin anglez për një periudhë kohe, ndërsa ai u bë i keqi”.

Tutje, Owen ka thënë se askush në dhomën e zhveshjes nuk i tha diçka Beckhamit pas përfundimit të ndeshjes.

“Ndjenja e përgjithshme në dhomën e zhveshjes menjëherë pas ndeshjes ishte se nuk kishte asgjë për të thënë rreth përjashtimit të tij. Çfarë mund t’i thoshte ndonjëri prej nesh që do të kishte ndryshuar diçka? Dëmi tashmë veçse ishte bërë”.

Ndeshja gjatë 90 mintuave përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, por në ekzekutim të penalltive më të saktë ishin treguar Argjentina që fituan 4-3 dhe u kualifikuan në çerekfinale të Kupës së Botës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori