LAJMI I FUNDIT:

UNDP vazhdon të mbështes MPJ-në në fushën e legalizimit të armëve

UNDP vazhdon të mbështes MPJ-në në fushën e legalizimit të armëve

Në një ceremoni dorëzim – pranimi që u mbajt sot, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes projektit për Siguri në Kosovë, dorëzoi pajisje teknike Departamentit për Siguri Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Projekti i UNDP-së për Siguri në Kosovë është partner i vlefshëm dhe burim primar për këshilla teknike dhe ndihmë për reduktimin e dhunës së armatosur dhe kontrollin e AVL-ve, duke përfshirë legjislacionin dhe zhvillimin e strategjisë.

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, projekti ndihmon në zbatimin e legjislacionit që rregullon tregtinë, posedimin, gjetjen dhe importimin e armëve dhe eksplozivëve për sektorin privat dhe qeveritar. Në suaza të vendimit të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përpjekjeve për legalizimin e armëve në Kosovë dhe bazuar në vlerësimin e nevojave të përbashkëta, zyra e UNDP-së në Kosovë ka blerë një printer të posaçëm bashkë me mjetet përkatëse, i cili do të ndihmoj këtë proces përmes printimit të lejeve për armët e legalizuara, përcjell Telegrafi.

Gjurmimi është i lidhur ngushtë me regjistrimin adekuat dhe ruajtjen e provave. Lejet që do të printohen janë rezultati përfundimtar i një zinxhiri të dëshmuar mirë.

Mensur Hoti, Drejtor i Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Valbona Bogujevci, Asistente e Përfaqësueses së Përhershme dhe Koordinatore e Programit në UNDP vlerësuan se projekti ka ofruar përkrahje në kohë dhe efikase bazuar në nevojat reale të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ata ripërsëritën përkushtimin për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në forcimin e hetimit të krimeve me armë dhe rritjen e sigurisë publike në Kosovë.

Ky projekt mbështetet me një kontribut financiar nga United Nations Trust Facility Supporting Cooperation on Arms Regulation (UNSCAR).

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori