LAJMI I FUNDIT:

Umejra katërvjeçare shërohet nga leukemia, ra zilja “mirupafshim” në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Umejra katërvjeçare shërohet nga leukemia, ra zilja “mirupafshim” në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Katërvjeçarja Umejra i ra ziles në Klinikën e fëmijëve. E ky tingull simbolizon sfidën e fituar me kancerin.
Në shenjë falënderimi qerasi me ëmbëlsira personelin mjekësor të cilët plotë nëntë muaj u kujdesën për të.
Para Klinikës pa durim prisnin ta përqafonin babai, vëllezërit dhe familjarët e tjerë. Por më së shumti malli e kishte marrë motrën e saj binjake Unejsa.

“Mamin po e pres edhe Umejrën. Çfarë e ki Umjerën? Loçk”.


Pas gjysmë orë doli Umejra. U prit me duartrokitje, lot e përqafime.

Më së shumti u gëzua motra e saj binjake.

Të gjithë bënë foto me të.

“Sa vjet i ke? Katër. Ku do të shkosh? Në shtëpi. A je e lumtur? Po çfarë ke qejf të bësh në shtëpi? Do të luaj me lodra”, tha Umejra.

Simbolikisht i lëshuan balonat për t’i thënë lamtumirë sëmundjes.

Nëna e saj Nesrin Iseni thotë që lufta me sëmundjen ka qenë e vështirë por ajo me ndihmën e të gjithë familjarëve dhe personelit mjekësor nuk u dorëzua.

“Umejra ishte 2 muaj para se t’i mbushte 4 vjeç kur u diagnostikua me këtë sëmundje leukemi akute. Kjo ndodhi me 17 janar të këtij viti. Momenti kur na e kumtuan mjekët këtë për mua ishte shumë rëndë për mua si nën dhe gjithë familjes. Fal zotit deri tash ka shkuar gjithçka mirë”.

U bën thirrje të gjithë prindërve të luftojnë dhe të kenë durim.

“Të gjitha ata që kanë fëmijët e sëmurë prej kësaj sëmundje duhet të kenë kurajë dhe të kenë shumë durim”.

Umejra do të vazhdojë edhe për një kohë të marrë terapinë e duhur dhe të bëj kontrollet që nevojiten. E buzëqeshur dhe e lumtur u largua nga spitali. Mezi priste të shkoj në shtëpi me familjen e saj për të lozur me motrën dhe vëllezërit e saj./tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori