LAJMI I FUNDIT:

Ullinjtë dhe humbja në peshë

Ullinjtë dhe humbja në peshë
(Foto: Daily Express)

Ullinjtë shpesh konsumohen si një meze e lehtë dhe e kripur. Ato janë të njohur për përmbajtjen e yndyrave të dobishme dhe janë prej ushqimeve më të njohura të regjimit mesdhetar.

Por, a mund të ndihmojnë në reduktimin e peshës? AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrat se si ullinjtë mund të jenë një zgjedhje e mirë për këtë qëllim.

Si ndikojnë ullinjtë në humbjen e peshës

Ullinjtë mund të ndikojnë në peshën tuaj në mënyra të ndryshme.


Kanë një densitet të ulët kalorish

Ullinjtë e zinj ose të gjelbër kanë një densitet shumë të ulët kalorish dhe kjo mund të nxisë humbjen e peshës.

Ushqime të tilla kanë tendencë t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë dhe kështu ju do të kontrolloni më mirë ndjesinë e urisë.

(Foto: MindBodyGreen)

Janë të pasur me yndyra të shëndetshme

Të gjitha yndyrat përmbajnë të njëjtën sasi kalorish, por yndyrat e pangopura ndikojnë në mënyrë të dobishme në trupin tuaj.

Në veçanti, zëvendësimi i karbohidrateve dhe yndyrave të tjera me yndyra të pangopura, mund të zvogëlojë inflamacionin dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Yndyrat e pangopura gjenden në ushqime si ullinjtë, arrorët, avokadot dhe vajrat me bazë bimore.

Disa kërkime lidhin regjimet ushqimore të larta me yndyra të pangopura drejtpërdrejt me humbjen e peshës.

Regjimi i duhur ushqimor mesdhetar

Regjimi ushqimor mesdhetar konsiderohet si më i shëndetshmi, pasi bazohet tek konsumi i ushqimeve të plota dhe ushqimeve të detit.

Dhe duke qenë se kufizon ushqimet e përpunuara, ky regjim mund të nxisë humbjen e peshës.

Ullinjtë, vaji i ullirit dhe yndyrat e tjera të shëndetshme janë një element kyç i këtij regjimi.

Krahas peshës, regjimi ushqimor mesdhetar duket se ofron një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore.

(Foto: Medical News Today)

Përfundimi

Ullinjtë kanë një densitet të ulët kalorish dhe janë një burim i mirë i yndyrave të shëndetshme, dy faktorë që mund të nxisin humbjen e peshës duke ju ndihmuar të jeni të ngopur për më gjatë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori