LAJMI I FUNDIT:

Ulla Schmidt: Situata në Maqedoni mbetet kritike

Ulla Schmidt: Situata në Maqedoni mbetet kritike

Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, reporterja speciale e aleancës për Ballkanin, Ulla Schimdt, i ka thënë rrjetit të gazetarisë hulumtuese ballkanike – BIRN, se situata politike në Maqedoni mbetet kritike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Schimdt e ka vendosur krizën politike të Maqedonisë, në qendër të vëmendjes të diskursit të saj, duke thënë se në Ballkan ka patur zhvillime të mira, por Maqedonia është në një sitautë kritike, duke shtuar se nuk është vonë për të gjetur një zgjidhje.


Raportuesja i ka thënë BIRN-it, se Maqedonia duhet të vazhdojë të gjejë zgjidhje për çështjen e tejzgjatur me Greqinë, për emrin. Schimdt ka theksuar edhe rëndësinë e rikthimit të besimit të qytetarëve në institucionet politike./Telegrafi/