Uljet e çmimeve të derivateve të naftës në bursa ndërkombëtare nuk kanë reflektuar shpejt në vendin tonë, për shkak të mungesës së rregullatorit, ka thënë për Radio Kosovën kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.
Ai e merr shembull Maqedoninë, ku rregullatori atje i ka ulur çmimet. Megjithëkëtë, Berjani thotë se vetëm në shtetin fqinj, çmimet janë më të ulëta se në Kosovë.
“Kosovës i nevojitet një rregullator siç e ka Maqedonia, dhe qytetarët kanë mundësinë të shërbehen me ulje të çmimeve në mënyrë automatike. Por kjo në një formë është në mëshirën e tregut, është treg i hapur liberal, kompanitë nuk mund t’i detyrosh t’i ulin çmimet, sepse ata janë të furnizuar me çmime më të larta. Rast konkret, bie çmimi në bursa, kompania ka stoqe me çmim më të lartë, si mund të punojë me humbje”, tha Berjani.
Pas uljes së çmimit në bursa, rregullatori në Maqedoni ka reaguar pas pak ditësh po me ulje, përderisa në Kosovë në shumë pompa të derivateve të naftës, çmimet kanë mbetur të njëjta. Megjithatë, Berjani thotë se tani ka ulje të çmimeve dhe në Kosovë.
“Qytetarët e Kosovës janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në rajon, përveç Maqedonisë e cila e ka akcizën më të lirë se sa Kosova. Në Mali të Zi sot e ke një litër dizel 1.30 euro, benzini 1.35 euro, në Shqipëri mbi 15-20 euro-centë është çmimi më i lartë se tek ne. Çmimet në Kosovë sot sillen prej 1.16 euro deri 1.19 euro, afërsisht mund të ketë plus minus më lirë por edhe më shtrenjtë. Do të thotë tregu edhe konkurrenca e ka bërë çmimin”, tha ai
Berjani kërkon të ketë rregullator, sepse, sipas tij, ka çrregullime në treg.
“Derisa të mos jemi pjesë e BE-së, Kosovës i duhet një rregullator që ky treg të rregullohet një herë e përgjithmonë. S’do të kemi më probleme te rritja apo zbritja e çmimeve, reflekton bursa në mënyrë automatike. Përderisa nuk ka rregullator, nuk mund të garantojmë të reflektojë bursa menjëherë, se është në mëshirën e tregtarëve”, thekson Berjani.
Kreu i naftëtarëve thotë se me Rregullator, çdo dy javë do të përcaktohej çmimi i derivateve të naftës. Qeveria e kaluar kishte kundërshtuar kërkesat për rregullator, përderisa kjo e tanishmja nuk është deklaruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi