Ulje e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës për këtë javë në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot i ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.
Me vendim të tyre, çmimet e derivateve të naftës mesatarisht do të ulen për 3.42 përqind.
Sipas çmimeve të reja, Eurosuper BS-95 do të shitet për 62 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 64 denarë për litër.
Kurse Eurodiseli do të shitet për 54.50 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 43.50 denarë për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































