Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe breshrit që përfshinë rajonin tonë muaj më parë, ka bërë që këtë vit rendimenti i grurit të jetë tepër i vogël. Madje, edhe cilësia e grurit nuk është në nivel shkaku i kushteve klimatike. Bujqit e Pollogut në këtë periudhë janë duke korrur grurin, por janë të pakënaqur me rendimentin që kanë marrë. Për një hektarë tokë të mbjellë me grurë – një bujk grumbullon nga 3500 deri në 5500 kilogram, ndërsa viteve të kaluara – sasia që kanë marrë bujqit ka qenë nga 4500 deri në 6000 kilogram grurë. Bujqit ankohen se këtë vit kanë punuar me humbje. Gjithashtu, vitin e kaluar – blerja e grurit ka qenë 19 denarë, kurse këtë vit është 8-9 denarë, prandaj bujqit janë të demoralizuar.
“Nuk jemi të kënaqur se kemi shumë pak prodhim, pagesa në mulli është shumë pak e paguar, nga ana e shtetit nuk ka asnjë ndihmë dhe në fund përfundon duke punuar jo me humbje, por edhe kot. Nuk ka, për një mijë metër katrorë të mbjellë me grurë vështirë të arrihet deri 500 kilogram grurë. Prandaj edhe nuk punohet, rinia nuk merret me bujqësi, do të detyrohemi të ardhmen të marrim grurë nga jashtë, do të mbetemi pa bukën tonë”, thotë Emërli Kamberi, bujk nga Tetova.
Rendimenti është më i vogël deri në 60 për qind krahasuar me vitet e kaluara, thotë Besim Beqiri, bujk. Kushtet klimatike dukshëm kanë ndikuar tek gruri, prandaj edhe bujqit presin mbështetje nga shteti. “Kushtet e korrjes këtë vit janë shumë të vështira, ka pasur shumë reshje të shiut, toka ende ka lagështi, kurse në anën tjetër janë rritur temperaturat shumë. Rendimenti është shumë më i vogël, është deri në 60 për qind më i ulët sesa vitet e kaluara. Deri më tash nuk kemi ndonjë mbështetje, por dëgjuam se do të hapet programi mbështetës për furnizim me kombanj të ri dhe shpresojmë se do të kemi mbështetje më shumë”, thotë Besim Beqiri.
Ndërkohë, zëvendësministrja e Bujqësisë, Vjollcë Berisha ka qëndruar për vizitë tek bujqit në Reçicë të Madhe. Ajo ka siguruar se përmes mënyrave të ndryshme, do të ndihmohen bujqit. “Kemi parë se ka mjaft ankesa në këtë drejtim, ne si Ministri përpiqemi të jemi me programet tona mbështetëse sidomos me këto intervenuese që janë për kohëra krizash, nga moti dhe nga kriza ekonomike jemi munduar të jemi afër fermerëve. A bëjmë gjithçka, natyrisht se jo, sepse po të bënim gjithçka do të ishte ndryshe. Jemi të përqendruar që sa më shumë t’ju dalim në ndihmë. Pjesa kryesore duhet të jetë tregtia, duhet të jetë shitje, kurse një pjesë tjetër duhet të jetë që do ta jep Ministria që ata ta ndjejnë se të paktën lehtësohen nga disa shpenzimet e tyre. Edhe rendimenti do të jetë më i vogël, pra do të kemi edhe ne më shumë punë dhe shpresojmë që ndihmat e Qeverisë në këtë drejtim do të lehtësojnë këto probleme që kanë bujqit”, tha zëvendësministrja Vjollcë Berisha.
Ka shumë bujq në rajonin e Pollogut, që pas korrjes së grurit, shkaku i cilësisë së dobët, nuk ua kanë pranuar grurin mullixhinjtë. Krahas kësaj, këtë vit për një mijë metra katrorë të mbjellë me grurë, korrja me kombanj kushton 25 euro. Vitin e kaluar në rajonin e Tetovës është mbjellë një sipërfaqe prej 5 mijë hektarë me grurë, kurse këtë vit kjo sipërfaqe është pak më shumë. Bujqit thonë se duhet që shteti më shumë të rrisë subvencionet me qëllim të rriten edhe sipërfaqet e mbjella me grurë. Sezoni i korrje-shirjeve pritet të përfundojë këtyre ditëve. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe